• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IU BASHKUA “FOLTORES”/ Deputetja e PD: Do kërkojmë informacione nga Yuri Kim për shpalljen “NON GRATA”
Home
Politikë

IU BASHKUA “FOLTORES”/ Deputetja e PD: Do kërkojmë informacione nga Yuri Kim për shpalljen “NON GRATA”

18 October, 2021 F.autor Politikë

Sorina Koti, deputetja e Partisë Demokratike mori pjesë në “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një lidhje direkte për “ABC Live”, Koti dha arsyet se përse vendosi të merrte pjesë. Deputetja e PD tha se nuk është penduar, pasi e ka ndjerë të nevojshme të marrë pjesë në forume ku janë demokratët.

“Unë shkova në foltore pasi e gjykova që ishte foltore ku mblidheshin demokratët. Dhe si përfaqësuese e atyre që më kanë votuar e ndjeva detyrimin moral që duhet të shkoja atje ku ishin demokratët. Nuk jam bërë pishman sepse atje pashë një lloj entuziazmi dhe energjie që doja ta ndjeja se çfarë do të thotë të jesh demokrat, bashkë me ata që ndodheshin në sallë kemi punuar në 8 vitet e opozitës. Doja të isha zëri u atyre demokratëve që nuk kishin mundësi të ishin në sallë, unë si deputete patjetër që duhet të isha atje për të përfaqësuar zërin e demokratëve.

Unë jam për të forcuar PD dhe do të jem në çdo forum që do të organizojë. Nuk është çështje preference lideri. Nuk ka asgjë të keqe që demokratët të përfshihen në debate. E konsideroj si një pjesëmarrje e një forumi që është unik në llojin e vet, nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Është gjë e mirë sepse dhe shumë demokratë që ishin larguar janë bashkuar,” u shpreh ajo.

E pyetur nëse ka pasur reagim nga Lulzim Basha për pjesëmarrjen e saj në “Foltore”, Koti e mohoi. “Nuk ka pasur. Konsiderohet si një takim që do të përforcojë më tej qëndrimet tona në parti. Jam e bindur se kjo do të dalë për mirë. Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi,” tha ajo.

Ndërkohë që Sali Berisha kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës, deputetja theksoi më tej se do të pranojnë çdo vendim që mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Koti tha se Basha e mori atë vendim për të hequr peshën e vendimmarrjes nga institucionet brenda partisë.

Gjithashtu, ajo theksoi se do t’i kërkojnë informacione ambasadores amerikane më shumë informacione për shpalljen non grata të Berishës. Sipas saj, kjo do të ndihmojë në qartësimin e situatës për demokratët.

“Këtë do të vendosin demokratët me anë të votës. Ne do pranojmë çfarëdolloj vullneti që do të vendosin për fatin. Unë isha në foltore dhe i kam kërkuar Berishës që të gjendet një rrugëzgjidhje, demokratët nuk e meritojnë atë që ka ndodhur. Asnjëri nga ne nuk ka dashur të jetë në këto kushte. Ky është një debat që nuk i takon demokratëve dhe deputetëve. Ka qenë një vendim i marrë nga Basha për të hequr peshën e vendimarrjes nga institucionet brenda partisë, me bindje e them se asnjë nuk do të votonte që Berisha të përjashtohej. Do t’i kërkojmë ambasadores amerikane që të japë më shumë sqarime për shpalljen non grata.

Kam dëgjuar deklaratat e ambasadores dhe arsyeja kryesore ka qenë pjesa e deklarimit non grata. Por vetë Berisha ka thënë që distancimin do e mbajë në mënyrë të shëndetshme…kjo është një dilemë shumë e madhe,” u shpreh Koti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDAHET NGA JETA E ËMA E FATOS LUBONJËS/ Familjarët japin lajmin e hidhur: U prehsh në paqe...
Previous article "E KAM..."/ Nuk mori votat e parashikuara më 25 prill, dorëhiqet nga LVV Bojken Abazi

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT