• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NDAHEN ÇMIMET E LETËRSISË/ Kush janë tre autorët fitues dhe librat e tyre
Home
Kulturë

NDAHEN ÇMIMET E LETËRSISË/ Kush janë tre autorët fitues dhe librat e tyre

15 September, 2020 s.autor Kulturë

htetasit Suad Arilla, Besart Kadia dhe Tobias Xhaxhiu janë fituesit e Fondit të të Rinjve, një projekt i shpallur dy muaj më parë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku morën pjesë 10 autorë të rinj.

Në ceremoninë që u zhvillua sot në QKLL, mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila i quajti të rinjtë si një prioritet i përhershëm.

“Politikat ndaj të rinjve janë politikat ndaj së ardhmes. Ky fond është vetëm fillimi i një mbështetjeje të vazhdueshme që QKLL-ja do të japë ndaj të rinjve, pasi duhet të ndihmojmë një brez, i cili do të vijojë të përsosi gjuhën dhe kulturën shqipe”, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së.

Juria, e kryesuar nga prof. asoc. Adelina Çerpja, në përbërje të së cilës ishin zv.dekania e Fakultetit të Filologjisë, Elsa Skënderi-Rakipllari dhe gazetarja e studiuesja Monika Stafa, shpalli fitues tre autorë si më poshtë:

Suad Arilla me romanin “Libri i kujtimeve dhe harresës”

Motivacioni:

“Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por dhe të tjerët, nëpërmjet një gjuhe të kujdesshme, leksiku të pasur dhe figuracioni të shprehur”.

Tobias Xhaxhiu me romanin “Memento Mori”

Motivacioni:

“Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat dhe të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe antroponimisë, në funksion të sjelljes së kohës dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani”.

Besart Kadia me romanin “Loja e vjetër”

“Për lëvrimin e një lloji të veçantë romani në gjuhën shqipe, të trillerit politik. Për zhbirilimin e individualitetit të secilit personazh, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji në funksion të plotësimit të karakterit të tij dhe të dhënies së një tabloje të qartë të realitetit shqiptar në dy përmasa kohore, të cilat përkojnë me dy realitete politike e shoqërore të ndryshme”.

Çmimet iu dorëzuan fituesve nga shkrimtarja Flutura Açka dhe Virion Graci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZUESI MOHON PËRDHUNIMIN E 13-VJEÇARES/ Nëna: Nuk e dinim si ishte ndaj e pranuam ndihmën. Të zhduket, burg përjetë
Previous article NGA PROSTITUCIONI TEK TRAFIKU I DROGËS/ Policia e Tiranës prangos 5 persona në 24 orët e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT