Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje vendeve antëtare të Aleancës, të implementojnë në mënyrë transparente dhe të plotë sanksionet kundrejt Koresë së Veriut.
Zyrtari paralajmëroi se raketat balistike koreanoveriore janë kthyer tashmë në një kërcënim global për Europën dhe Shtetet e Bashkuara.
“Testet bërthamore të Koresë së Veriut janë fyerje dhe provokime për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara“, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin japonez Shinzo Abe.
Nga Tokio ku po zhvillon një vizitë dy ditore, Stoltenberg tha se Koreja e Veriut paraqet një këcënim global, i cili kërkon medoemos një kundërsulm global.
Vizita e sekretarit në Kinë, i paraprin vizitës së parë zyrtare të presidentit të SHBA në Azi, ku në fokus të bisedimeve do të jetë shqetësimi ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut.
Donald Trump do të zhvillojë dhe një takim në Pekin, ku pritet të ushtrojë presion mbi Kinën për të vepruar më me vendosmëri kundër Penianit.
Kina është partneri tregëtar më i rëndësishëm i Koresë së Veriut dhe një nga vendet aleate më të mëdha të Penianit.
Më herët presidenti Trump paralajmëroi shkatërrim për Korenë e Veriut, nëse do të vazhdonte me kërcënimet bërthamore ndaj Shteteve të Bashkuara.
Koreja e Veriut rriti ndjeshëm tensionet, pasi javën e kaluar përsëriti kërcënimin se do të kryente një test bërthamor atmosferik mbi Oqeanin Paqësor për të demonstruar aftësitë e saj bërthamore.
/AlpeNews.al/