Deputeti i Partisë Demokratike njëkohësisht kryetar i i PDK, Nard Ndoka ka reaguar për deklaratat e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan për etnitë që përfshihen në Turqi.
Në një postim në rrjetet sociale Ndoka e cilëson këtë deklaratë si të rrezikshme.
Nard Ndoka kritikon edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama duke thënë se duhet t’i përgjigjet kësaj deklarate, pasi kombin shqiptar as prejardhja e as gjuha nuk e lidh me asnjërin prej këtyre kombeve.



