• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NANO NË SPITAL NGA SPOK/ Mjeku: Sëmundje kronike e pashërueshme, dobëson organet
Home
Sociale

NANO NË SPITAL NGA SPOK/ Mjeku: Sëmundje kronike e pashërueshme, dobëson organet

1 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Fatos Nano vuan SPOK, sëmundje që prek rrugët e frymëmarrjes. Mjeku pneumolog Arben Tanka thotë në një intervistë për gazetaren e Report TV Enxhi Musa se SPOK është e pashërueshme.

Sipas mjekut vjen nga pirja e duhanit, ndotja e ajrit por mund të jetë edhe genetike. Sipas tij bluzat e bardha mund të ndihmojnë pacientin vetëm në lehtësimin e frymëmarrjes.

SPOK-u është shkurtimi i Sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike. Një sëmundje kronike që shkaktohet nga thithja e tymrave kryesisht të duhanit, të elementëve kimikë që ndodhen në përbërjen e tij. Faktorë të tjerë janë ndotja atmosferike dhe elementët e dëmshëm të saj. Gjithashtu ka dhe faktorë gjenetikë, por në komponentë shumë të vegjël. Ndahet në dy grupe kryesore: Bronkiti kronik dhe enfizema pulmonare. Këta të sëmurë, kryesisht mbi 50 vjeç, vuajnë nga gëlbaza e shtuar, nga inflamacioni kronik i rrugëve të ajrit, mund të kenë temperatura të shpeshta, i kalojnë virozat më ashpër se njerëzit e tjerë. Kanë vështirësi në frymëmarrje dhe vështirësi në lëvizje shumë të shkurtra.

Sipas statistikave të OBSH-së, SPOK cilësohet si shkaktar i 1/3 të vdekjeve në botë. Përveç se ka këtë rëndesë në vuajtjen kronike të mushkërive fillon të komplikohet dhe në organe të tjera, siç është dobësimi i zemrës. Njerëzit e prekur , janë shumë të ndjeshëm që të kenë një mbivendosje pneumonie në mushkëritë  e tyre. Mund të ketë pamjaftueshmëri oksigjeni të thellë dhe si të detyrohen të marrin oksigjen shtesë. Është një sëmundje kronike.

Mund të mos ketë dhimbje fare, por të ketë vështirësi në frymëmarrje. Nëse ka rënë në pneumoni të rëndë, mund të intubohet. Këshilla e parë për këta persona është lënia e duhanit. Dëmtimet që ka dhënë pirja e duhanit dhe ndotja atmosferike janë të pakthyeshme. Nuk mund të pretendojmë se shërohet, por ndihmohet në varësi të gradës së sëmundjes. Në gjuhën popullore janë “pompat”, “inhalatori” i cili i ndihmon këtë persona të kenë më pak probleme, që nga shmangia e një lodhje të shpejtë.’- tha mjeku.

Ish-kryeministri socialist, vazhdon të jetë i intubuar pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive. Burime nga spitali për Report Tv bënë me dije se mjekët i kanë bërë një ndërhyrje në trake për t’i lehtësuar frymëmarrjen. Ish kryeministri dhe lideri i historik i PS, u nderua nga Kryeministri Rama me medaljen e mirënjohjes publike disa ditë më parë.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Pse ndihma e SHBA-së për Ukrainën rrezikon të venitet
Previous article E MOSHUARA HARROI GJELLËN NË ZJARR DHE DOLI JASHTË BANESËS/ Shkrumbohet nga flakët apartamenti në Lushnje

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT