• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NAMI” tek Vetvendosja/ Akuza për ngacmime SEKSUALE dhe deklarata e deputetes se…
Home
Rajon

“NAMI” tek Vetvendosja/ Akuza për ngacmime SEKSUALE dhe deklarata e deputetes se…

25 January, 2018 F.autor Rajon

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe pjesëtarët e tjerë të Lëvizjes po zotohen prej vitesh që çështja gjinore do të jetë një ndër shtyllat e funksionimit të partisë.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, Kurti deklaron publikisht se brenda Lëvizjes ka pasur raste kur aktivistet janë ngacmuar seksualisht, ndërsa nuk ka informacione se janë ndërmarrë veprime për të sanksionuar apo parandaluar sjelljet e tilla.

Lidhur me këtë çështje, media ka kontaktuar deputeten Shqipe Pantina, që tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese që mbante në VV.

Pantina është shprehur e çuditur nga këto deklarata, duke thënë se ka qenë shumë aktive në Vetëvendosje mirëpo, asnjëherë nuk ka dëgjuar apo parë diçka të tillë, sikundër pretendon Kurti.

“Unë asnjëherë as nuk kam dëgjuar, as nuk kam vërejtur diçka të tillë në Vetëvendosje, të paktën për mua është risi, kam qenë bukur aktive kam shkuar shpesh në zyra, por një gjë të tillë nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Vetëvendosja e ka sekretariatin e gruas që merret me çështje gjinore, Nazlie Balaj ka ndoshta më shumë informacione”, thotë Pantina.

Ajo thekson se, nëse do të kishte ndonjë informacion, këtë çështje do ta ngrinte, përveç në organet e Lëvizjes, edhe te organet e drejtësisë, duke e cilësuar këtë gjë si të papranueshme.

Për atë se sa është e mundshme që pas shumë vitesh pune të një partie të bëhen të ditura deklarata të tilla, nga vetë themeluesi dhe sa është e mundur që i njëjti nuk ka bërë asgjë për të parandaluar këtë gjë, Pantina thotë se këtë pyetje duhet shtruar Kurtit, të cilit ajo i referohet si “atij”.

“Bëjani pyetjen atij, unë as nuk kam dëgjuar, as nuk kam parë, sepse po të vëreja nuk do ta ngrisja vetëm te organet e VV-së, por edhe te organet e drejtësisë”, përsërit ajo.

E pyetur nga media sa a ka mundësi që akuzat t’i jenë drejtuar Dardan Molliqajt, ajo thotë se nuk beson një gjë të tillë, duke përsëritur gjithmonë se asgjë nuk ka parë e dëgjuar.

Lideri i sapozgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti mbrëmë ka deklaruar publikisht se në partinë që tashmë ai drejton ka pasur raste kur aktivistet janë ngacmuar duke bërë që të njëjtat të mos shkojnë më në parti, shkaku i këtyre ngacmimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Apolonia, skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë
Previous article DAVOS/ Rama TAKOHET me Tsipras. Zbulohen temat e bisedimeve (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT