Policia rrugore e Elbasanit bën bilancin. Janë 8005 drejtues mjetesh që janë gjobitur vetëm brenda nëntorit 2023 për shkelje të rregullave të qarkullimit. Shkeljet më të shumta janë lëvizja e mjetit tej normave të lejuara si dhe parakalimi I gabuar.
Ndërkohë janë vënë në pranga 23 drejtues mjetesh, nga këta 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Për të rritur sigurinë rrugore policia vijon pandërprerë monitorimin e akseve rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti
Gjithashtu janë shtuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.


