• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si u maskuan autorët dhe cili ishte itinerari që ndoqën
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si u maskuan autorët dhe cili ishte itinerari që ndoqën

30 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për sa i përket grabitjes në Kamëz, grupi hetimor ka bërë këqyrjen e kamerave edhe të disa ditëve më parë për të parë nëse kanë qarkulluar automjeti BMW x6. Nga hetimet nuk rezulton që ky automjet të jetë parë në zonën e Kamzës të paktën në ditët e fundit çka ngre dyshimet se autorët të kenë vëzhguar argjendarinë me një automjet tjetër ose në këmbë.

Për sa i përket itinerarit, makina e 4 grabitësve ka ardhur nga zona e Valiasit, në një rrugë që të lidh me aeroportin e Rinasit. Ka bërë rrethrrotullimin tek kryqëzimi i rrugës Donald Trump, ndërsa më pas është ndaluar tek argjendaria ku edhe u krye grabitja.

Nga Policia, besohet se autorët e kanë pasur të qartë planin e tyre pasi kanë vepruar me përpikëri duke mos lënë asnjë gjurmë. Edhe në bizhuteritë që autorëve u kanë rënë gjatë largimit nuk janë gjetur prova për shkak se ata kanë qenë me doreza.

Gjithashtu hetuesit, kanë vënë re se veshja e grabitësve ka qenë me rroba tejet të trasha çka dyshohet se është bërë qëllimisht për të fshehur peshën reale të trupit të tyre. Kanë qenë te maskuar edhe me maskë si ato anti-Covid.

Grupi hetimor, nuk përjashton mundësinë që grabitësit të kenë kryer të tilla krime edhe më herët, kjo për shkak të lëvizjeve që kanë kryer dhe qetësisë së treguar në një grabitje brenda 20-30 sekondash.

Autorët janë larguar nga Laknasi ndërsa gjurmët i kanë humbur në afërsi te Rinasit ku kamerat nuk i kanë fiksuar duke përfituar nga errësira./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Autoritetet marokene dorëzojnë telefonin e Ruben Saraivës! Akuzohet si ekzekutori i biznesmenit
Previous article "NAMI" ME GJOBAT NË ELBASAN/ Mbi 8 mijë shoferë u gjobitën, 23 në pranga në një muaj

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT