• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Nafta në rënie të lehtë/ Ndikon rritja e numrit të puseve në SHBA dhe Kanada
Home
Ekonomi
GoodNews

Nafta në rënie të lehtë/ Ndikon rritja e numrit të puseve në SHBA dhe Kanada

15 January, 2018 g.autor Ekonomi, GoodNews

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por megjithatë po tregtohen pranë nivelit më të lartë që nga dhjetori i vitit 2014.

Ndikimi vjen nga rritja e aktivitetit të shpim-kërkimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, që përkthehet në një prodhim më të lartë.

Megjithatë, rënia është kufizuar nga vazhdimi i marrëveshjes për uljen e prodhimit nga OPEC dhe Rusia me 1.8 milionë fuçi në ditë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 69.8 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 64.4 dollarë për fuçi.

Në fund të javës së kaluar, të dy bençmarkët prekën nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2014. Deri më tani, çmimet janë mbështetur nga ulja e prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Rusia, në përpjekje për të rritur çmimet.

Marrëveshja ka filluar në janar të 2017 dhe përfundon në fund të këtij viti. Kjo ka bërë që çmimet të rriten me rreth 13%, që nga dhjetori i vitit të kaluar. Çmimet janë mbështetur edhe nga disa faktorë të tjerë, duke përfshirë edhe rreziqet politike.

Për këtë arsye, investitorët kanë rritur pozicionet e tyre afatgjata në kontratat e naftës. Por, megjithatë rritja e ndjeshme që nga dhjetori, ka bërë që analistët të paralajmërojnë për një korrektim të çmimeve, në kahun e poshtëm.

Përsa i përket të dhënave ekonomike, kompanitë amerikane të energjisë kanë shtuar me 10 njësi, numrin e puseve aktive, gjatë javës që u mbyll më 12 janar, në totalin e 752 puseve..scanttv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGRITJA E EUROS PREMTUESE"/ Kush janë dy prej faktorëve ndikues që nxisin rritjen
Previous article Shënon Busic me 11-m, Flamurtari-Atyrau përfundon 1-1

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT