• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NAFTA 200 LEKË/ Urbanët paralajmërojnë rritje të çmimit të biletave. Ja ku konsistojnë kërkesat
Home
Ekonomi

NAFTA 200 LEKË/ Urbanët paralajmërojnë rritje të çmimit të biletave. Ja ku konsistojnë kërkesat

9 February, 2022 s.autor Ekonomi

Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës në vlera stratosferike bashkë me përgjysmimin e numrit të qytetarëve ka vënë në vështirësi të mëdha operatorët e transportit urban, të cilët thonë se janë të detyruar të rrisin çmimin e biletës në rast se nuk marrin përkrahje nga qeveria. Kërkesat konsistojnë në përjashtimin nga taksa e qarkullimit, si dhe uljen e pragut të TVSH-së.

“Një ndryshim i çmimit të naftës reflektohet te kostot e mirëmbajtjes së këtij sektori. Ne nuk kemi kërkuar diçka që s’mund të bëhet ose nuk na takon, ne po kërkojmë çmimin e naftës si sektor ta marrim sa vendet e rajonit. Kemi kërkuar të përjashtohemi nga taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër është e padrejtë për ne. Duhet edhe suport tjetër financiar, ulja e pragut të TVSH-së. Janë këto elemente, të cilat ne i kemi quajtur shtyllat ekonomike tonat që të kalojmë krizën dhe mos ketë ndikim në rritjen e çmimit të biletës për qytetarët. Në momentin që ne hasemi me një zë të shurdhër, nuk na përgjigjen, automatikisht do kërkojmë rritjen e çmimit të biletës”, deklaron Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban, teksa shton se ato janë kërkesa të përsëritura dhe herë të tjera, pasi nuk kanë gjetur mbështetjen e qeverisë.

Memaj insiston që kjo e fundit të ndërhyjë sa më shpejt përmes mekanizmave rregulluese për ta bërë çmimin e naftës të përballueshëm, e veçanërisht të mundësojë daljen nga kriza gati 2-vjeçare e këtij sektori.

SUBVENCIONI

As vlera prej 1 milion eurosh e dhënë nga Bashkia e Tiranës në formë grantesh për kompanitë e transportit urban në kryeqytet nuk po ndihmon në kapërcimin e gjendjes së vështirë të urbanëve. Madje, më shumë se sa ndihmoi, fondi i vënë në dispozicion veçse i ka ngatërruar operatorët që ofrojnë këtë shërbim.

“Bashkia e Tiranës ende nuk ka nisur shpërndarjen e fondit të subvencionit. Kriteret për përfitimin e tij janë ende të pa certifikuara. Shpërndarja e pagesave të subvencionit parashikonte të mbulonte kostot nga rënia e numrit të udhëtarëve. Ky fond nuk arrin dot të mbulojë kostot nga rritja e çmimit të naftës. Në këtë situatë është e pamundur të kesh fitime, kompanitë vetëm sa po mbijetojnë”, shprehet drejtori i Linjës së Transportit Urban të Tiranës së re, Rixhin Qosja. I të njëjtit mendim është edhe drejtori i Transportit Urban për linjën e Kombinatit, Kostandin Foni, i cili i qëndron kërkesave të shprehura në krye të herës.

“Në takimin e zhvilluar më 25 tetor 2021 në Bashkinë e Tiranës për rimëkëmbjen e sektorit, u propozua zbatimi i disa masave që nga shpërndarja e pagesave në formë subvencionesh për 11 operatorët, subvencionimi 100% i akcizës, rimbursimi i TVSH-së në shitje dhe rimbursimi e biletës për kategoritë që përfitojnë udhëtimin falas. Deri tani nuk është plotësuar asnjë nga kërkesat tona financiare përveç miratimit të fondit të subvencioneve të Bashkisë të Tiranës që pritet të shpërndahet pas verifikimit për plotësimin e kritereve nga kompanitë. Me rritjen dita-ditës të çmimit të naftës subvencionimi i Bashkisë nuk arrin dot të mbulojë koston e shtuar të shërbimit. Shteti duhet të miratojë heqjen e akcizës dhe taksës të karburanteve dhe zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0”.

Në muajin dhjetor të vitit që shkoi, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin dhe procedurat për ndarjen e fondit prej 1 milion eurosh, praktikisht nga 15-20 mijë euro për çdo kompani që operon në kryeqytet me kushtin që të monitorohet me GPS rruga e përshkuar. Operatorët thonë se ende nuk kanë përfituar asgjë nga kjo vlerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASHTRIME DHE TRANSTRAKSIONE FINANCIARE/ Dy të arrestuar në Durrës
Previous article PROJEKTI I RINDËRTIMIT/ Sot shemben të tjera banesa në lagjen “5 Maji”, banorët në mbrojtje të shtëpive

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT