• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘’NA ZIEN GJAKU PËR T’IA KALËRUAR NË KËMBË RRUGËVE”/ Rama publikon videon: U desh një virus që të ribiem në dashuri me këtë “dreq” vendi (VIDEO)
Home
Politikë

‘’NA ZIEN GJAKU PËR T’IA KALËRUAR NË KËMBË RRUGËVE”/ Rama publikon videon: U desh një virus që të ribiem në dashuri me këtë “dreq” vendi (VIDEO)

20 March, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet se si ka ndryshuar jeta e shqiptarëve dhe zakonet që tashmë i mungojnë atyre prej kufizimit të lëvizjeve për të luftuar koronavirusit.

‘’Të çuditshëm ne shqiptarët’’, titullohet video e cila vë në pah stereotipet e shqiptarëve, mania për të sharë vendin dhe për ta mbrojtur vetëm kur të tjetër e shajnë. Për të pirë kafe në orarin e punës dhe në kafe të flasin për punë, për të ikur nga vendi dhe pasi ikin mendjen ta kenë vetëm tek vendi apo kur nuk kanë punë t’u mungojë puna dhe kur nuk kanë kafe t’i mungojë kafeja dhe muhabeti.

U desh një dreq virusi thuhet në videon e publikuar nga kryeministri që shqiptarët ta duan Shqipërinë dhe për t’u rikthyer në rrugët e saj.

PËRMBAJTJA E VIDEOS

Jemi njerëz të çuditshëm ne shqiptarët. Kemi një vend të vogël përrallor, por e duam vetëm kur na e shanjë të tjerët, dhe e shajmë më shumë se askush tjetër.

Themi nuk jetohet këtu dhe vetëm ikim, por kur ikim e kemi mendjen vetëm këtu. Në punë pimë kafe, dhe në kafe flasim për punë. Në shtëpi mblidhemi vetëm për të dalë përsëri dhe për t’u ankuar për këtë dreq vendi.

Po tani?

Tani që shtëpia është plot? Mbetëm me kokë në dritare. Tani që vendi është qetësi, pa smog, na zien gjaku për t’ia kalëruar në këmbë rrugët, plazhet, malet, na mungon puna dhe po na plas shpirti për pak kafe dhe muhabet.

Këtij virusi me emrin prej birre më shumë se frikën i kemi inatin pse na ndau me Shqipërinë dhe me shoqërinë. Tani nuk duam të ikim nga Shqipëria, duam vetëm të rikthehemi në rrugët e saj.

Njerëz të çuditshëm ne shqiptarët, gjithnjë kemi atë që s’duam dhe duam gjithnjë atë që e kemi. Dhe megjithëse e kemi kaq të bukur Shqipërinë, u desh një virus që të ribiem në dashuri me këtë dreq vendi…

MIRËMËNGJES😊 e vërtetë, jemi të çuditshëm ne shqiptarët… I LO❤E YOU🙏

MIRËMËNGJES😊 e vërtetë, jemi të çuditshëm ne shqiptarët… I LO❤E YOU🙏

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 19. März 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Euro arrin në nivelin më të lartë në 5 muaj, kërcen dhe dollari
Previous article ‘’JAM GATI T'JU SHTRIHEM PARA SYVE’’/ Rama i lutet shqiptarëve: Akoma dilni nëpër lagje për ajrosje, do merrni në qafë familje, miq e kalimtarë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT