Policia në shtetin amerikan Louisiana janë në kërkim të një burri të armatosur, që vrau pesë persona përfshirë prindërit e tij, në dy sulme.
Të shëntat ndodhën në famullinë e Ascension dhe Livingston, në jug të kryeqytetit Baton Rouge.
Autoritetet thanë se 21-vjeçari Dakota Theriot u arratis me një kamionçinë të vjedhur “Dodge Ram”, gri në argjend.
Sherifi i famullisë Bobby ëebre tha se burri ishte i armatosur dhe i rrëzikshëm.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes, kur u policia u njoftua për një incident në një park rimorkiosh në qytetin Gonzales, 40 km në jug të Baton Rouge, tha sherifi Ëebre.
Kur arritën, gjetën dy persona, Elizabeth dhe Keith Theriot, të dy 51 vjeçarë, që ishin qëlluar por akoma gjallë.
Ata i thanë oficerëve se djali i tyre, që që kohët e fundit u kishte thënë të iknin nga shtëpia dhe të mos ktheheshin, ishte ai që i qëlloi. Çifti u dërgua në spital, por më pas vdis.
“Ky është një ndër incidentet më të këqij të dhunës në familje, që nuk ishte parë prej kohësh”, tha sherifi.
Vrasësi, pas kësaj, vrau dhe tre persona të tjerë në zonën fqinjë, në Livingston Parish


