Kryeministri Edi Rama në një komunikim ‘live’ me ndjekësit e tij, u është përgjigju edhe disa prej pyetjeve të tyre.
Një prej tyre e krahasoi Ramën me ish-diktatorin e vendit Enver Hoxhën, gjë që bëri që kreu i qeverisë t’i përgjigjej me ironi.
Komentuesi: Ngele diku fol si Enveri!
Edi Rama: Ouuu. E njeh Enverin apo ta ka treguar baba? E pse t’u bëra si Enveri, apo se po të mbroj ty? Lexo libra aty dhe mos i bëj prindërit me turp duke komentuar këto broçkulla. Shani sa të doni unë nuk iu lë të vdisni nga budallallëku.