• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NA SILL 5 KG MISH”/ Si flisnin trafikantët shqiptarë për drogën dhe roli i “Gjonit” (FOTO)
Home
Breaking News

“NA SILL 5 KG MISH”/ Si flisnin trafikantët shqiptarë për drogën dhe roli i “Gjonit” (FOTO)

24 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tetë personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Uraka 2” pranë Qafë-Thanës, si anëtarë të një grupi që do të trafikonte 578 kilogramë kanabis drejt Turqisë dolën të shtunën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën për Krimet e Rënda.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura për median, të tetë të arrestuarit mohuan përfshirjen e tyre në ndonjë linjë të trafikut në narkotikëve. Drejtuesi i mjetit furgon ku u gjet droga pretendoi se ishte kontraktuar për të transportuar mjetin nga një pikë në tjetrën, pa pasur dijeni për ngarkesën e drogës.

Pretendimet e tyre nuk bindën gjyqtarin Bib Ndreca, i cili caktoi për secilin masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”

ABC Neës ka siguruar një kopje të kërkesës së prokurorisë, ku zbardhen detaje të hetimit, përgjimet që i futën në “grackë” dhe rolet e të dyshuarve në grupin kriminal.

Prokuroria ka paraqitur si provë disa përgjime telefonike mes të pandehurve dhe vëzhgime ambientale të lëizjeve të tyre. Në një nga këto biseda Arianit Bida i thotë të arrestuarit Arben Cristea se do të marrë 5 kilogramë mish, por sipas prokurorisë dyshohet se kjo është fjalë kod për drogën.

Sipas prokurorisë, grupi në fjalë do trafikonte sasinë e kanabisit drejt Turqisë, ku pasi ta këmbenin me heroinë do ta sillnin në Shqipëri. Droga dyshohet se sigurohej nga Aranit Bida në Telepenë dhe po ai organizoi transportin në aksin Tepelenë-Fier-Rrogozhinë-Elbasan me destinacion Pogradecin.

Në këtë vend droga do merrej nga një shtetas me emrin “Gjon”, i cili dyshohet se do trafikonte lëndën në Maqedoni e Greqi, ndërsa kalimi i saj në Maqedoni do të bëhej përmes liqenit të Ohrit nga ana e Suferim Dukollarit. “Pazari” për drogën dyshohet të jetë bërë nga i arrestuari Adi Çela dhe një shtetas turk që rezulton të jetë futur në Shqipëri nga Kosova në 30 Gusht 2018.

Jashtë sallës së gjyqit avokatët mbrojtës të të arrestuare hodhën dyshime për ligjshmërinë e veprimeve proceduriale nga ana e prokurorisë gjatë hetimit të çështjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIMPTOMAT E LEUKEMISË/ Ja disa shenja të hershme që nuk duhet t’i injoroni
Previous article SHTYHET NDESHJA River Plate - Boca Juniors, tifozët sulmojnë ish "yllin" e JUVES

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT