• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NA QËLLOI NJË MAKINË E ZEZË…”/ Zbardhet dëshmia e Gentian Bejtjas dhe Klodian Stafukës: Ja si ndodhi ngjarja
Home
Breaking News

“NA QËLLOI NJË MAKINË E ZEZË…”/ Zbardhet dëshmia e Gentian Bejtjas dhe Klodian Stafukës: Ja si ndodhi ngjarja

10 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Na doli në rrugë një makinë e zezë dhe na qëlloi”, kështu ka deklaruar Gentian Bejtja, ndaj të cilit një ditë më parë iu bë atentat në zonën e Fushë-Krujës.

Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se është qëlluar nga një makinë në ecje e sipër dhe nuk e ka parë dot autorin që e ka qëlluar.

“Ishim në Fushë Krujë dhe po ktheheshim, në doli në rrugë një makinë e zezë dhe na qëlloi. Nuk e pashë kush ishte, por i dhashë makinës gaz”, është shprehur Bejtja, raporton News24.

NGJARJA

Pasi automjeti ku udhëtonte 41-vjeçari, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit, u qëllua me breshëri plumbash, drejtuesi humbi kontrollin, duke përfunduar me makinën e tij jashtë rruge. Pas aksidentit, mbeti i plagosur edhe pasagjeri, 31-vjeçari, Klodian Stafuka. Mbiemri i tij lidhet me atë të Enver Stafukës, i zhdukur prej vitit 2016, ndërsa vetë Bejtja ishte mik i këtij të fundit. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit: G. B., rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. K. S., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.

Kjo është hera e dytë që 41-vjeçarit Gentjan Bejtja i bëhet atentat. Në vitin 2016 i ka shpëtuar një atentati me minë të telekomanduar. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Po ashtu, Bejtja, një ishpolic i burgut të FushëKrujës, është i njohur për Policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga Policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës “BMW”, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDODH PREJ 14 VITESH/ Interi arrin statistikën e veçantë për të dytën herë në histori
Previous article PA TAPET TË KUQ DHE PA PREZENCËN E YJEVE/ Golden Globe vjen ndryshe këtë vit! Cili film kryesoi listat

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT