Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi se në mesin e muajit gusht parashikohet që varianti Delta të dominojë në masën 90%.
“Piku i qarkullimit, në të gjithë botën, përkon me mesin e gushtit dhe parashikohet që varianti Delta të dominojnë në 90%, duke qenë se jemi në alert të plotë na nevojitet dhe vijueshmëria e ndërgjegjësimit të popullatës”, tha Tomini në një intervistë për Report Tv.
Tomini tha më tej se nuk është e nevojshme në këtë fazë të virusit që qytetarët të bëjnë një dozë të tretë të vaksinës.
“Rritje të mbulesës vaksinale se vetëm këtë mënyrë i japim mundësi virusit që të mos shumohet. Grupi i ekspertëve e ka vlerësuar dhe po e vlerëson , ne nuk kemi një rekomandim për një dozë të tretë”, tha Tomini.