• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NA MIRËPRESIN, RESPEKTOJNË…”/ Mbi 4 mijë sirianë kërkuan azil në Shqipëri në 2018-n
Home
Sociale

“NA MIRËPRESIN, RESPEKTOJNË…”/ Mbi 4 mijë sirianë kërkuan azil në Shqipëri në 2018-n

22 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ky është vetëm një prej sirianëve të shumtë të sistemuar në Qendrën e Azilantëve në Babrru në periferi të Tiranës. Ai ka ardhur prej disa muajsh në vendin tonë, por thotë se dëshiron të qëndrojë këtu për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij.

Por ky nuk është i vetmi që nuk e shikon vendin tonë thjesht si një rrugë kalimi për në Europë. Sipas të dhënave zyrtare numri i sirianëve që kërkojnë azil në Shqipëri ka ardhur në rritje nga viti në vit. 2018-ta ka shënuar edhe rekordin me 4095 kërkesa të depozituara deri tani nga vetëm 307 që të regjistruara në 2017-ën. Sirianët e shikojnë Shqipërinë një vend të sigurt për të jetuar, nisur edhe nga toleranca fetare.

Por në Qendrën e Azilantëve takon edhe nga ata të rinj që vlerësojnë Shqipërine, por për arsye të ndryshme nuk është ky vendi në të cilin duan të ndalen.

Azilantët tregojnë se janë mikëpritur në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende europiane që kanë mbyllur kufijtë. Mbyllja e rrugës ballkanike që kalonte nga Bosnja dhe Hungaria u mbyll dhe kjo shtoi fluksin e emigrantëve që kalojnë nga Shqipëria.

Shikimi melankolik i Tahas ndriçohet kur ai flet. “Për mua, Shqipëria është si një atdhe i dytë”! Në qendrën e Babrrusë, i riu sirian vërtitet mes shqipes dhe arabishtes për të këshilluar të ardhurit e fundit. “Kam kaluar në disa vende, por këtu ka diçka të ndryshme”, thotë ai me siguri. “Shqiptarët nuk të shikojnë si një refugjat, por fillimisht si një qenie njerëzore”. Prindërit e Tahas mbetën në Liban, ndërsa për të rrugëtimi ka ndaluar në mënyrë të papritur prej një viti në vendin e vogël të Adriatikut. Me azilin në xhep, Taha shpreson tashmë të bëhet pjesë e ndonjë klubi futbolli të Tiranës. / Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DO BËJA KURRË DUET ME TË"/ Ish mikesha e Encës bën deklaratën befausese (VIDEO)
Previous article I DASHURUAR APO NË NJË LIDHJE? Kelvi Kadilli zbulon të vërtetën: Jam...(VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT