• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NA KE DHËNË FJALËN”/ Kujtim Gjuzi kërcënon në Kuvend: Jemi gati edhe për sherr ose do hedhim ndonjë granatë këtu. Do fillojmë…
Home
Politikë

“NA KE DHËNË FJALËN”/ Kujtim Gjuzi kërcënon në Kuvend: Jemi gati edhe për sherr ose do hedhim ndonjë granatë këtu. Do fillojmë…

23 July, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend, teksa tha se në rast se nuk merren parasysh kërkesat e 8 partive të vogla, atëherë edhe ai do “behet gati për sherr”.

Gjatë fjalës së tij, Kujtim Gjuzi i ka kujtuar Taulant Ballës se ka dy ditë që po i anashkalon dhe nuk i pret në takim, ndërkohë që shtoi se ai “na ka dhënë fjalën”.

Deputeti i opozitës se re tha se ai dhe kolegët e tij e sollën Parlamentin brenda parametrave, por ata si grupim janë të gatshëm të bëjnë dhe sherr, madje tha se do gjuaj me bojë kryeministrin, zv.kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit.

Madje shkoi më tej, teksa shtoi se “mund të hidhte granata” brenda Parlamentit.
“Në qoftë se doni sherr në qoftë se doni probleme, mos kujtoni se nuk jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim siç e sollëm parlamentin në parametra.

Ndryshe duhet me fillu me gjujt kryeministrin më bojë, zv.kryeministrin, kryetarin e parlamentit, a ose të hedhim ndonjë granatë këtu brenda.

Sado mundë të duhet këtë nga garda, në qoftë se një deputeti këtu ja jep mëndja për t’u fut me çfarë të duash, futet, se këtu janë futur dhe më parë. Por ne themi se jemi njerëz të përgjegjshëm, de në këtë kuptim ne themi që s’mund t’i anashkaloni 8 partitë politike. Keni dy ditë që anashkalon zoti Balla, ndërkohë që ke dhënë fjalën”, tha Gjuzi.

Por Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen, teksa i tha se nuk ishte në mbledhje të partive politike, por në Kuvend. Ndërkohë që për kërcënimet, Ruci tha se “jashtë kësaj salle bëni çfarë të doni”.

“U kam kaluar dy minuta se kur e përdorni ju, për cilën çështje, është puna juaj, qartë, përsa i përket asaj që ngrite për Sekretarin e Përgjithshëm jemi në Kuvend, jo në mbledhje partish, jashtë kësaj salle bëni çfarë të doni, takime me kë të doni ju”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË 30 KORRIK PËR UNIVERSITETET/ Shahini: 11 rektorë ishin pro, vetëm Koni kundër...
Previous article PLAS GALLATA NË KUVEND/ Deputeti Alimadhi kërkon parkim për makinën se e gjobit Policia, Ruçi: Ulu poshtë se s’do merremi me makinën tënde

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT