• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NA KA SJELLË DEKANI”/ Të rinjtë ngacmojnë dhe rrahin studentët e Ekonomikut, Kule: Në sallë futet kushdo, sherri ndodhi jashtë
Home
Aktualitet

“NA KA SJELLË DEKANI”/ Të rinjtë ngacmojnë dhe rrahin studentët e Ekonomikut, Kule: Në sallë futet kushdo, sherri ndodhi jashtë

5 November, 2019 k.autor Aktualitet

Pasditen e djeshme rreth orës 19:00 në një prej sallave të Fakultetit Ekonomik janë futur në orën e leksionit dy të rinj duke u prezantuar si të dërguar nga dekani, por janë evidentuar nga studentët që nuk ishin pjesë e grupit të tyre. Në orën e mësimit ata kanë ngacmuar studentet duke sjellë konfliktin. Pedagogia përballë kësaj situate ka ndërprerë leksionin. Kur kanë dalë jashtë sallës të rinjtë kanë vijuar konfliktin me studentët, teksa disa prej tyre kanë pësuar lëndime.

Një prej të afërmve të njërës prej studenteve që ishte e pranishme në sallën e leksionit në momentin që ndodhi ngjarja tha për Report Tv se kanë qenë vetë studentet që kanë denoncuar rastin në polici. Ata thanë se në asnjë moment nga as nga pedagogia apo polici privat nuk kanë pasur asnjë mbrojtje. Dekani Dhori Kule u shpreh se ata nuk kanë qenë studentë të atij grupi, por kanë spekuluar duke u futur në emrin e tij. Ai tha se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të Fakultetit, ndërsa roja i kishte thënë pedagoges se përgjigjet për sigurinë brenda. Por ajo që të habit më shumë është deklarata e dekanit që tha se në sallë mund të futet kushdo.

‘Në të gjitha ambientet ka shërbim të policisë private, por në ambientin ku ka ndodhur ngjarja, është policia e Qytetit Studenti. Pedagogia më tha se kur dola i thashë rojes se këta jashtë që po dalin kanë ndërmend ndonjë sherr. Ai tha se përgjigjem për situatën brenda, si duket ka qenë roja i godinës. Kudo ka roje, te salla që zhvillojmë seminaret në QS janë me roje. Kush i ka dërguar? Kanë spekuluar. Studentët nuk i kanë pranuar. Hyrja në sallë mund të guxojë kushdo të futet dhe nga apeli dalin ata që nuk janë. Ata nuk kanë qenë student të atij grupi.  

Pedagogia u ka thënë se nuk jeni studentë këtu dhe grupi nuk i ka pranuar. Grupi ka reaguar duke i nxjerrë jashtë, dhe pasi ka mbaruar mësimi një grup më shumë se dy veta kanë guxuar të godasin studentët. Njëri është trajtuar te Trauma, ka dalë, i kam dërguar haber që mundësisht të paraqitet në mënyrë që ta sqarojmë të gjithë panoramën dhe ti sigurojmë të gjithë studentët që përmes strukturave të policisë private dhe të shtetit që të mos i shkojë në mendje dikujt të dhunojë studentet. Policia duhet të ketë edhe filmime të grupit që ka guxuar, do ishte gjë e mirë ta sqaronim” tha Kule. Policia ka nisur hetimet për rastin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BREXIT/ Parlamenti i Britanisë së Madhe zgjedh kryetarin e ri, ruhet tradita e hershme, ja si shtyhet drejt karriges
Previous article PAS ATAKUT KARDIAK/ Mësohet si është gjendja e Muharrem Ahmetit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT