• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NA DUHEN PËR TË MBROJTUR…”/ Vuçiç: Dërgesa ushtarake ruse arrin në Serbi edhe pse…
Home
Rajon

“NA DUHEN PËR TË MBROJTUR…”/ Vuçiç: Dërgesa ushtarake ruse arrin në Serbi edhe pse…

29 July, 2019 F.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi mori pjesë në ceremoninë e pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, tha se deri në fund të vitit shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera në Serbi, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë donacion.

I pyetur nga gazetarët në Nish nëse është e vërtetë që Rumania, javën e kaluar, ka ndaluar transportimin e dërgesave ushtarake ruse në Serbi, Vuçiq konfirmoi se ato janë ndaluar përmes rrugës së Danubit.

Agjencia e lajmeve AP raportoi më 26 korrik se Rumania ka bllokuar dërgesën e tankeve luftarake ruse dhe të automjeteve të blinduara në Serbi, për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Vuçiç nuk tregoi se si donacioni i automjeteve të blinduara ruse iu dorëzua Serbisë, por tha se kjo është bërë “në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me atë vend”.

“Nuk do të flisja për këtë. I kemi respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjen me Rusinë”, tha Vuçiç pas pranimit zyrtar të automjeteve të blinduara BRDM-2MS në Nish.

“Ato kanë ardhur me gjithë kundërshtimet e disave. Këto na duhen për të ruajtur sovranitetin… Nuk kemi plane për pushtim, këto na duhen vetëm për të mbrojtur vendin tonë”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi më 27 korrik se marrëveshja ushtarake-teknike me Rusinë “po zbatohet në afatet e dakorduara”.

Vuçiq e falënderoi Rusinë për donacionin dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

“Tani është moderne të flitet kundër Putinit. Unë nuk dua të jem modern dhe popullor; unë dua të jem falënderues ndaj Putinit”, tha Vuçiç.

Ai njoftoi se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, tre helikopterë transporti Mi-17, si dhe tanke të tjera BRDM-2MS dhe T-72 nga Rusia.

/REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONSTITUOHET KËSHILLI BASHKIAK/ Betohet kryebashkiaku i ri i Kolonjës, Erion Isai
Previous article RASTËSI? Fotoja e rinisë së Macronit përdoret nga universiteti për kartën e studentit

F.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT