• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MURTAJA AFRIKANE E DERRIT/ Vatër e re në Lezhë, zona vendoset në karantinë
Home
Aktualitet
Kronikë

MURTAJA AFRIKANE E DERRIT/ Vatër e re në Lezhë, zona vendoset në karantinë

28 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Murtaja afrikane e derrit është rishfaqur sërish në Lezhë, në një fermë derrash në fshatin Ishull Lezhë. Zona është vendosur në karantinë nga Shërbimi Veterinar, ndërsa deri më tani kanë ngordhur rreth 50 derra, ku po punohet për asgjësimin e tyre. Prej konstatimit të rastit në terren janë vendosur grupet e monitorimit, që po analizojnë situatën dhe po kryejnë depistimin e të gjithë zonës.

Vatra e identifikuar ndodhet pranë zonës së banuar dhe janë shumë familje që mbajnë derra, ndaj është kërkuar bashkëpunimi i tyre, por nga ana tjetër konsumatorëve u është kërkuar që të mos blejnë mish të pacertifikuar nga thertoret.

Grupet e punës nga Shërbimi Veterinar në Lezhë vazhdojnë të jenë në zonën e prekur me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejshme e kësaj sëmundjeje. Murtaja afrikane e derrit u shfaq për herë të parë në Lezhë në fund të muajit nëntor, në zonën e Malit të Rrencit në Shëngjin ku u konstatuan 10 derra të ngordhur, kryesisht të egër. Zona u mbajt në karantinë për 21 ditë dhe gjatë kësaj kohe nuk pati raste të tjera.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË KAZAKISTAN/ Putin merr përgjegjësinë dhe i kërkon falje presidentit të Azerbajxhanit
Previous article "U ENDËM 2 ORË NË AJËR"/ Dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

s.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT