• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MURI ME MEKSIKËN/ Trump nuk TËRHIQET nga kërkesa për FINANCIMIN e sigurisë kufitare
Home
Nderkombetare

MURI ME MEKSIKËN/ Trump nuk TËRHIQET nga kërkesa për FINANCIMIN e sigurisë kufitare

5 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se ka caktuar një grup pune për të diskutuar gjatë fundjavës mbi sigurinë e kufirit, një çështje që ka çuar në mbylljen e pjesshme të qeverisë.

Presidenti i bëri komentet pas një takimi të premten në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit demokratë të Kongresit, të cilët refuzojnë të financojnë planin e Presidentit për ndërtimin e një muri kufitar me Meksikën. Ai e quajti takimin “shumë produktiv”.

Nga ana e tyre, udhëheqësit demokratë dhanë një variant të ndryshëm të takimit, duke thënë se biseda me Presidentin ishte e tensionuar.

“Sapo përfunduam një bisedë të gjatë dhe herë-herë të tensionuar me presidentin,” tha ligjvënësja Nancy Pelosi, kryetare e sapozgjedhur e Dhomës së Përfaqësuesve. “Ramë dakord të vazhdojmë bisedat tona. Por ne demokratët e kuptojmë se nuk mund ta zgjidhim këtë çështja pa hapur së pari qeverinë, dhe ne ia bëmë këtë shumë të qartë presidentit.”

Presidenti Trump thotë se vendi ka nevojë për mbrojtje dhe tërhoqi vërejtjen se krimi, drogat dhe bandat po vërshojnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika.

Ai tha të premten se qeveria nuk do të rihapet pa u zgjidhur problemi i sigurisë së kufirit, duke shtuar se mbyllja e qeverisë mund të zgjasë me muaj ose me vite nëse kjo nuk zgjidhet.

Presidenti Trump tha se ai mund të mos ketë nevojë për miratimin e Kongresit për të ndërtuar murin, por mund ta bëjë këtë duke shpallur një “emergjencë kombëtare”.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, ai tha se një barrierë kufitare me Meksikën mund të jetë edhe prej çeliku, nuk është e thënë të jetë një mur prej betoni.

Ndërtimi i një muri kufitar ishte një ndër premtimet kryesore të fushatë së tij presidenciale në vitin 2016 dhe zoti Trump tha se nuk ka hequr dorë nga ky premtim.

Presidenti Trump thotë se më shumë se 35 milionë emigrantë të paligjshëm janë në Shtetet e Bashkuara. Shifra e dhënë prej tij nuk përputhet me vlerësimin e ekspertëve, që pohojnë se ky numër është shumë më i vogël.

Ndërkohë, 800 mijë punonjës federalë po qëndrojnë në shtëpi ose punojnë pa pagesë prej dy javësh për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SEKRETET E EUROVIZIONIT"/ Eneida Tarifa i jep këto këshilla Jonida Maliqit (VIDEO)
Previous article "GODITJA E PARË PËR TË ARDHMEN"/ Marrëveshje e KRYER, Interi siguron YLLIN e Atleticos (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij Botë

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet… Botë

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet…

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të Botë

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT