• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MURI ME MEKSIKËN”/ Presidenti Trump kërcënon se do të deklarojë Emergjencën Kombëtare
Home
Nderkombetare

“MURI ME MEKSIKËN”/ Presidenti Trump kërcënon se do të deklarojë Emergjencën Kombëtare

11 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjatë një vizite të enjten në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, Presidenti Donald Trump përsëri kërcënoi përdorimin e autoritetit të tij për shpalljen e situatës së emergjencës, me qëllimin për të tejkaluar Kongresin dhe për të marrë miliarda dollarë të nevojshme për ndërtimin e murit në kufirin mes SHBA dhe Meksikës, ndërsa mbyllja e pjesëshme e qeverisë amerikane hyri në ditën e 20-të.

Në vazhdim, i hedhim një vështrim se cila është domethënia e kësaj deklarate:

Çfarë është Akti i Emergjencës Kombëtare?

Ky ligj hyri në fuqi për shkak të një nevoje të perceptuar për t’i dhënë fund gjendjeve të emergjencave kombëtare pa afat dhe për të zyrtarizuar fuqinë e Kongresit. Ligji hyri në fuqi në shtator të vitit 1976 për të kufizuar autoritetin e presidentit për të shpallur emergjencat kombëtare, përfshirë që atyre t’i jepet fund pas një periudhe 2-vjeçare.

Po ashtu, secila prej dhomave të Kongresit duhet të votojë njëkohesisht një rezolutë, e cila do përcaktonte në se emergjenca kombëtare duhet të përfundojë; kjo në një afat kohor jo më vonë se 6 muaj pas deklarimit të emergjencës e më pas, çdo 6 muaj, për sa kohë që vazhdon gjendja e emergjencës.

​A mundet ta përdorë Trump autoritetin e shpalljes së emergjencave për të ndërtuar murin?

Me pak fjalë, PO.

Si president, Trump ka autoritetin për të deklaruar gjendjen e emergjencës kombëtare. Megjithatë, ai mundet të mos ketë autoritetin gjithëpërfshirës, që zakonisht shoqëron deklarimin e një situate emergjente.

FILE - President Donald Trump reviews border wall prototypes in San Diego, March 13, 2018.
FILE – President Donald Trump reviews border wall prototypes in San Diego, March 13, 2018.

A është situata vërtet emergjente?

Trump ka deklaruar se fluksi i imigrantëve që hyjnë në kufirin jugor të SHBA është një emergjencë humanitare dhe kombëtare. Të dielën e kaluar ai tha: “Në vendin tonë po hyjnë kriminelë. Po vijnë trafikantë dhe po hyjnë sasi të mëdha droge. Po ndodhin gjëra që ju as nuk do të donit t’i dinit.” Administrata po ashtu ka thënë se nga kufiri me Meksikën po hyjnë terroristë. Por kritikët kanë argumentuar se nuk ka fakte që imigrantët e grumbulluar në kufi të jetë siç thotë administrata.

Nga do të vinin paratë?

Financimi i murit mund të jetë diçka e ndërlikuar. Një mënyrë për gjetjen e fondeve do të ishte përdorimi i ligjit të emergjencës ushtarake që e lejon Sekretarin e Mbrojtjes të autorizojë ndërtimin e projekteve, pa patur autorizimin e Kongresit. Sipas njoftimeve në media, Shtëpia e Bardhë po kërkon fonde të papërdorura në buxhetin e Korpusit Inxhinierik të Ushtrisë Amerikane. Fondet mund të merren nga projekte të miratuara me një ligj që që siguron ndihma për fatkeqësitë ntayrore për Porto Rikon, Teksasin, Kaliforninë dhe Floridën, thuhet në media.

Çfarë mund të bëjë Kongresi?

Kongresi mund ta përmbysë deklarimin gjendjes emergjente me miratimin e të dyja dhomave. Por kjo mund të jetë e vështirë, në kushtet kur republikantë kanë shumicën në Senat.

Deklarimii emergjencës kombëtare, po ashtu mund të përballet me sfida të pafund në gjykatë.

A ka ndodhur kjo situatë më parë?

Po. Në fakt, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në një situatë të vazhdueshme emergjencash që nga viti 1979. Fillimisht kjo ndodhi kur Presidenti Jimmy Carter deklaroi gjendjen e emergjencës kombëtare, për të ngrirë pasuritë e iranianëve në SHBA, pas marrjes peng të Ambasadës amerikane në Teheran. Kjo situatë është shpallur çdo vit prej atëhere, nga gjashtë presidentë të tjerë amerikanë. Disa herë që nga ajo kohë, janë shpallur situata emergjente, që mbeten ende në fuqi, si ajo e vitit 1996, kur Presidenti Bill Clinton deklaroi gjendjen e emergjencës, pasi ushtria kubane qëlloi, duke rrëzuar dy avionë civilë përtej brigjeve kubane, si dhe ajo e deklaruar nga Presidenti George W. Bush më 14 shtator të vitit 2001, që i jepte president autoritetin për të mobilizuar ushtrinë pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Deri tani, vazhdojnë të jenë aktive 28 emergjenca kombëtare . Shumica e tyre mbeten në fuqi bazuar në Aktin Ndërkombëtar të Emergjencës së Fuqive Ekonomike, që i jep Presidentit autoritetin për të vendosur sanksione ekonomike për politikën e jashtme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IZOLIMI I AMERIKËS"/ Pasojat e vonesave nga mbyllja e pjesshme e qeverisë tek FBI-ja
Previous article ME FLOKËT MODEL TASI/ S'do ta njihni si dukej Hygerta Sako vite më parë

F.autor

Postime të ngjashme

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë Botë

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT