Në mungesë të kryetarit, njëherësh kryeministrit të vendit, Partia Socialiste ka zhvilluar paraditen e sotme mbledhjen e grupit parlamentar.
Burime nga mbledhja e PS-së, bëjnë me dije se në mungesë të Ramës, mbledhjen e ka drejtuar kryetari i grupit, Taulant Balla.
Në mbledhjen e grupit, deputeti socialist Bashkim Fino kërkoi uljen e pagave për policinë gjyqësore.
Por, një kërkesë e tillë nuk është pranuar. Mësohet se Partia Socialiste do thërrasë javën e parë të majit, Asamblenë e saj, për kandidaturat e Kryetarëve te Bashkive, që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërkohë që nesër në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e PS-së, në qendër të të cilës, sipas burimeve, do të jenë diskutime për çështjet zgjedhore.



