• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUNGON PREJ 6 MUAJSH NË KUVEND/ Arben Ahmetajt i ‘digjet’ mandati! Kush pritet ta zëvendësojë (EMRI)
Home
Politikë

MUNGON PREJ 6 MUAJSH NË KUVEND/ Arben Ahmetajt i ‘digjet’ mandati! Kush pritet ta zëvendësojë (EMRI)

3 January, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj i vënë nën hetim për të paktën 4 vepra penale pritet të humbasë mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Për shkak se ndohet në arrati prej 7 korrikut 2023, Ahmetaj nuk ka qenë present në kuvend prej 6 muajsh rresht.

Sipas rregullores së kuvendit, në sesionin e ri parlamentar, i cili fillon të hënën e tretë të janarit, pra më 15 janar, bëhet dhe verifikimi i mandateve. Këtu pritet të konstatohet pavlefshmëria e mandatit të Arben Ahmetaj, referuar nenit 71 të Kushtetutës. Për herë të fundit, ish ministri Ahmetaj ishte prezent në seancën plenare të datës 6 Korrik 2023. Pak ditë më vonë, SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj i cili ishte larguar nga Shqipëria.

Neni 71 i Kushtetutës, në gërmën “d” përcaktohet se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pas 6 Janarit 2024, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit nga Arben Ahmetaj dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin. Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ plotëson vakancën e krijuar me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt politik për të njëjtën zonë zgjedhore.

Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën. Burime të sigurta bëjnë të ditur për shqiptarja.com se Bici aktualisht drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pritet të mos e pranojë mandatin, kështu automatikisht do i kalojë juristit Plarent Ndreca i cili ka siguruar në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota në Tiranë

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar por deri më tani nuk është bërë e ditur vendndodhja e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBOKTH APO PSORIAZË? Përse skalpi i kokës është gjithmonë i irrituar
Previous article NË ARREST SHTËPIE PREJ 3 DITËSH/ Sali Berisha mban fjalim nga dritarja: Do ju rrëfej një gjë...

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për… Aktualitet

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT