Opozita vijoi sot me zinxhirin e protestave para Kuvendit. Qëllimi vazhdon të mbetet ai I rrëzimit të kryeministrit Rama dhe zgjedhjeve të parakohshme.
Por duket se kushtet kanë ndryshuar. Sipas këtyre pesë pikave, ju tregojmë arsyet se përse proteta e sotme ishte më e dobëta në shtatë të mëprashmet.
1.U tha se do ishin forumet rinore, por ajo që u pa ishin po të njëjtat fytyra me po të njëjtin qëllim atë të skenarit të dhunës.
2.Lideri mungoi. Lulzim Basha udhëtoi sërish drejt Berlinit duke lënë protestën në dorën e aleatëve të tij e kjo në fakt nuk shkoi siç e mendoi ai. Shihet një “ngërç” I madh lidershipi midis nr.2 të partisë e të tjerëve që ndoshta duan vendin e tij.
Veç Bashës edhe lideri historik I partisë demokratike Sali Berisha nuk ishte i pranishëm. Si rrallëherë, sh kryeministri duket se e ndoqi protestën nga shtëpia.
3.Mungesa e “kimisë” nëpërmjet PD dhe LSI. Prej më shumë se një jave flitet për një krisje të mundshme të dy partive opozitare e megjithatë asgjë nuk është e vërtetuar.
Por ajo që vihet re është një ftohje midis ish deputetëve dhe disa takime “për inertësi” meqë interest personale mund të takohen diku.
4.Rrahja brenda vetes. Kur protestat bëhen kaq të shpeshta rrjedhimisht nis edhe sforcimi. Sot, disa prej protestuesve të opozitës nisën dhunën ndaj të tjerë protestuesve vetëm prej thirrjeve të këtyrë të fundit.
Nëse do ishim në kushte të tjera, kjo do të përshkruhej si një gjendje e rëndë “depresioni”.
5.Gjithnjë e më pak. Sa vjen e në protestat e opozitës mungojnë njerëzit, mbështetësit e tyre. Janë po i njëjti “grusht” militantësh që sillen rrotull krerëve të tyre politikë.
Si rrjedhojë, edhe kohëzgjatja sa vjen e shkurtohet. Nga 6, në 4 e më pas në 2 për të shkuar ndoshta, në shuarjen e tyre njëherë e përgjithmonë. Të paktën me këtë opozitë.
Përgatiti: AlpeNews.al


