• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUNGESA E FURNIZIMEVE NGA RUSIA/ Gjermania merr gaz të lëngshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Home
Nderkombetare

MUNGESA E FURNIZIMEVE NGA RUSIA/ Gjermania merr gaz të lëngshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe

26 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Si pasojë e mungesës së furnizimeve me gaz nga Rusia, Gjermania po intensifikon partneritetin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë një vizite të kancelarit Olaf Scholz aty u nënshkruan disa kontrata.
63226840_403

Gjermania do të importojë gaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në fund të dhjetorit pritet të arrijë në terminalin e ri në Brunsbüttel pranë Hamburgut një dërgesë e parë me gaz natyror të lëngshëm. Koncerni energjetik RWE me qendër në Essen nënshkroi kontratën përkatëse me Kompaninë Kombëtare të Naftës në Abu Dhabi (ADNOC) e cila është në pronësi të shtetit. Fjala është për një sasi prej mbi 137,000 metra kub gaz natyror të lëngshëm.

Bundeskanzler Scholz reist in die Golf-Region und trifft Scholz Kronprinz Salman

Nga viti 2023 kompania shtetërore e Emirateve do të dërgojë gjithashtu deri në 250,000 tonë naftë çdo muaj. Marrëveshja përkatëse u lidh me kompaninë energjetike të Saksonisë së Ulët Hoyer.

Scholz: Jo më varësi të reja

Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe kancelari Olaf Scholz njoftoi se bashkëpunimi me Emiratet në sektorin e energjisë do të vazhdohet edhe më tej. Ne duhet të mbështetemi në sa më shumë furnizues të jetë e mundur për furnizimin me energji. Varësia nga një furnizues“me siguri që nuk do të na ndodhë më”, theksoi Scholz në Abu Dhabi. Deri kur Rusia nisi luftën agresore ndaj Ukrainës, Gjermania e importonte rreth 55 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia.

Bundeskanzler Scholz reist in die Golf-RegionScholz: Jo më varësi të reja për furnizimet me gaz

Sipas agjencisë amerikane të energjisë EIA, Emiratet e Bashkuara Arabe renditen me rreth gjashtë trilion metra kub gaz në vendin e shtatë në botë për nga depozitat e gazit natyror. Deri tani Emiratet e Bashkuara Arabe kanë eksportuar gaz të lëngshëm kryesisht në Azi.

Kancelari Scholz tha “ne duhet të sigurojmë që prodhimi i gazit të lëngshëm në botë të avancohet në atë masë që kërkesa e lartë që ekziston të mund të plotësohet pa qenë e nevojshme që të përdoren depozitat e gazit që ekzistojnë në Rusi” dhe u shpreh për zgjerimin e prodhimit të gazit në shtetet e Gjirit Persik. /DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES NGA "DOKTOR GOOGLE"/ Mund të dëmtoni shëndetin!
Previous article RAPORTI I INSTAT/ Shqipëria ka koston më të ulët të orës së punës në Europë

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT