• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MUNGESA E BURRËRISË S’MUND TË JETË HALL I PD”/ Salianji: Berisha na kërkon llogari pse mblidhemi…
Home
Politikë

“MUNGESA E BURRËRISË S’MUND TË JETË HALL I PD”/ Salianji: Berisha na kërkon llogari pse mblidhemi…

16 December, 2025 s.autor Politikë

Ervin Salianji ka mbajtur këtë të martë një takim me qytetarët dhe demokratët.

Gjatë fjalës së tij përpara sallës së mbushur plot, Salianji kishte mesazhe për Sali Berishën dhe Flamur Nokën, me të cilin u përplas në mbledhjen e fundit të kryesisë.

Ervin Salianji:

Mbledhjet tona shndërrohen në gjyqe ndaj demokratëve, në vend që të diskutohet për strategjinë që mund të përfaqësoje opozitën në terren, mbledhja e fundit ishte katër orë gjyq për mua dhe ju dhe 15 minuta për Ramën dhe Ballukun.

Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinar, as me përbetime të ndërvitshme, nuk ka rrugë tjetër veç se respektimi i demokratëve, komunikimi me ta dhe një rinisje të vërtetë.

Ti çojmë shqiptarët drejt kutive të votimit dhe protestave. S’mund të vazhdojmë të mbajmë kokën pas duke thënë na vodhi këtë herë na vodhi atë herë.
E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është që të çojmë në këmbë popullin opozitar. Duhet të shkojmë përtej vetes, të jemi të vërtetë dhe të qartë. Kjo nuk ndodh duke qëndruar çdo natë duke qarë. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera dhe humbësit duhet të bëjnë një hap pas.

Drejtuesi i PD në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi ne, në cilin nen ndalohet? Nëse çdo përfaqësues i PD do bënte këtë që bëjmë ne, PD do i kishte sheshet e protesta në shesh.

Si guxon dikush që të etiketojë njerëz që dergjen prej 13 vitesh në opozitë? Si mundet të thuhen për njerëz që kanë sakrifikuar pafund. Si rasti i Ndrecës në Durrës. Si mundet?

PD ka bërë gabim me Avokatin e Popullit dhe për këtë unë kërkova një akt, kam kërkuar dorëheqje sepse s’mund të thonë çdo herë bëmë gabim.

Reagimet e sotme dhe ndaj debatet që po përpiqemi të hapin, janë debate në favor të PD. Mungesa e burrërisë tek disa nuk mund të jetë një hall tjetër që duhet t’i shtohet kryesisë së PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDURIA NGA ARABIA/ Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Previous article AKSIDENT TRAGJIK/ Përplaset për vdekje këmbësori në Fushë-Krujë

s.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT