• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUNGESA E AKTIVITETIT FIZIK/ Shqipëria renditet në një nivel mesatarisht negativ
Home
Shëndet

MUNGESA E AKTIVITETIT FIZIK/ Shqipëria renditet në një nivel mesatarisht negativ

11 September, 2018 k.autor Shëndet

Deri në 45 % të popullsisë në Shqipëri raportohet të mos kryejë asnjë aktivitet fizik. Ky përfundim, i nxjerrë nga studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe botuar në revistën shkencore Lancet, tregon mungesën e të ushtruarit fizik në 168 shtete në botë, ku Shqipëria dhe Ballkani, renditet në një nivel mesatarisht negativ (30-45 %).

Më shumë se 1.4 miliardë të rritur po e vënë veten në rrezik të lartë të sëmundjeve vdekjeprurëse duke mos marrë stërvitje të mjaftueshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH citon se një e treta e grave dhe një e katërta e meshkujve në mbarë botën janë në vijën e ‘rrezikut”për jetën, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri, nëse ata nuk kryejnë një aktivitet fizik.

Hulumtuesit zbuluan se nuk kishte pasur përmirësime në nivelet e aktivitetit fizik që nga viti 2001, të studiuar më parë, pavarësisht nga iniciativat e shumta të shëndetit publik që lartësonin përfitimet e stërvitjes, në të gjithë botën.

OBSH thotë se mungesa e aktivitetit të rregullt fizik rrit rrezikun e shëndetit të dobët, duke përfshirë sëmundjen kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe diabetit, si dhe kushtet e shëndetit mendor.

“Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një faktor kryesor i rrezikut për sëmundjet jo-ngjitëse dhe ka një efekt negativ në shëndetin mendor dhe në cilësinë e jetës”, tha studimi i niveleve të stërvitjeve botërore të publikuara nga The Lancet Global Health Journal.

OBSH rekomandon që çdo i rritur të bëjë të paktën 150 minuta stërvitje “me intensitet të moderuar” – të tilla si ecje të shpejtë, çiklizëm, not etj– çdo javë ose 75 minuta aktivitet intensiv intensiv – të tilla si sporte të drejtuar nga një profesionist.

Studimi gjurmon nivelet e aktivitetit prej 1.9 milionë njerëzve në 168 vende në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, gjatë vitit 2016

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pa pikë turpi/ Këngëtarja shqiptare e thotë para të gjithëve: I dua të pasmet e mia (FOTO)
Previous article "NË HAPAT E MAMIT"/ Vajza e Aurela Gaçes duket se ndanë të njëtën pasion si këngëtarja (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

MOS E NDANI TË VERDHËN NGA E BARDHA/ Studimi: Vezët e plota rrisin me 40% reagimin e muskujve Shëndet

MOS E NDANI TË VERDHËN NGA E BARDHA/ Studimi: Vezët e plota rrisin me 40% reagimin e muskujve

DITA BOTËRORE E DIABEIT/ Mbi 100 mijë persona në trajtim në Shqipëri! Afro 50% nuk janë ende të diagnostikuar Shëndet

DITA BOTËRORE E DIABEIT/ Mbi 100 mijë persona në trajtim në Shqipëri! Afro 50% nuk janë ende të diagnostikuar

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT