• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MUNDËSI PËR NDËRTIMIN E NJË RAFINERIE TË RE”/ Rama nga Azerbajxhani: Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë
Home
Politikë

“MUNDËSI PËR NDËRTIMIN E NJË RAFINERIE TË RE”/ Rama nga Azerbajxhani: Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë

15 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një interviste nga Azerbajxhani, ku foli për atë cfarë kanë diskutuar me Presidentin dhe kryeministrin azer.

Kreu i qeverisë tha lajmin se do të punohet shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë.

“Në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit“, tha Rama.

Rama deklaroi se do të ulen bashkë ekspertët shqiptarë, azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re.

Intervista e plote

Kryeministri Edi Rama: Me presidentin Aliyev jemi në kontakt prej kohësh dhe kemi krijuar një miqësi shumë të mirë edhe falë faktit se nga njëra anë kemi në mes një mik të madh të përbashkët, Presidentin Erdogan. Nga ana tjetër, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Shqipëria ka qenë një mbështetëse e palëkundur e kauzës së Azerbajxhanit për rikthimin e një pjese të territorit nën sovranitetin e vet dhe me këtë vizitë, ne faktikisht kemi hedhur një hap të rëndësishëm, jo se kështu duhet thënë kur bëhet një vizitë, por sepse faktikisht kemi vendosur të nisim një proces për të fuqizuar marrëdhënien tonë bilaterale përmes energjisë dhe turizmit.

Nga njëra anë, do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit.

Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët tanë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje.

Vitin e ardhshëm ne kremtojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin dhe do të jetë një vit me lajme të mira, qoftë për sa i përket konfirmimit të këtyre që kemi rënë dakord, qoftë për sa i përket hapjes së një kapitulli tjetër për 10 vjeçarin e ardhshëm.

Ajo që dua të them në fund është që së shpejti në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm për sa i përket këtij kapitulli të ri që ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e furnizimit me gaz të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë.

– Zoti Kryeministër, ka një afat se kur shqiptarët do të kenë akses në këto investime, për sa kohë parashikohen të gjitha fazat e investimit?

Kryeministri Edi Rama: Investimet janë gjithnjë të lidhura me hapa të njëpasnjëshëm, me studime, me projekte, me financime kështu që nuk janë gjëra që ndodhin sa hap e mbyll sytë, por në këtë marrëdhënie ne i kemi vendosur bazat dhe një pengesë e madhe ka qenë pandemia, e cila ndërhyri në mes në mënyrë shumë agresive e në ndërkohë ndër shumë të këqijat e mëdha që ka sjellë lufta në Ukrainë, ka sjellë të mirën, nëse mund ta quajmë kështu, të përshpejtimit të këtij procesi.

– Ju patët takim me kryetaren e Parlamentit dhe Kryeministrin, mund të na ndani se çfarë diskutuat në këto takime?

Kryeministri Edi Rama: Takimet me kryetaren e Parlamentit dhe Kryeministrin kanë qenë komplementare me takimin shumë të gjatë dhe shumë intensiv që kemi pasur me presidentin Aliyev.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË/ Televizioni shtetëror rus: Lufta e Tretë Botërore sapo ka filluar!
Previous article VRASJA E VAJDIN LAMAJT DHE KLODIAN SALIUT/ Shtyhet seanca për 7 të akuzuarit. Avokatët e Berishës dhe Dervishajt pretendojnë se…

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT