• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MUND TË SHKAKTOJË…”/ Papa Françesku anulon takimin me patriarkun ortodoks rus: Ka mbështetur luftën e Putinit
Home
Nderkombetare

“MUND TË SHKAKTOJË…”/ Papa Françesku anulon takimin me patriarkun ortodoks rus: Ka mbështetur luftën e Putinit

22 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Françesku ka thënë se ka hequr dorë nga planet për t’u takuar në qershor me Patriarkun Ortodoks rus Kirill, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin i cili ka mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë.

Ati i Shenjtë, i cili ka kritikuar disa herë në mënyrë të nënkuptuar Rusinë dhe presidentin rus për luftën, i tha në një intervistë gazetës argjentinase La Nacion se i vinte keq që plani duhej “pezulluar” sepse diplomatët e Vatikanit e kishin këshilluar se një takim i tillë “mund të shkaktonte shumë konfuzion në këtë moment.”

Në Moskë, agjencia e lajmeve RIA citoi Mitropolitin Hilarion, një zyrtar i lartë i Kishës Ortodokse Ruse, të thoshte se takimi u shty sepse “ngjarjet e dy muajve të fundit” do të kishin krijuar shumë vështirësi në përgatitjen e tij.

Agjencia Reuters njoftoi më 11 prill se Vatikani po shqyrtonte mundësinë e zgjatjes me një ditë të udhëtimit të Papës në Liban planifikuar më 12-13 qershor, në mënyrë që ai të mund të takohej me Kirillin më 14 qershor në Jerusalem.

Kirill, 75 vjeç, ka dhënë bekimin e tij të plotë për pushtimin rus të Ukrainës që kur filloi më 24 shkurt, një pozicion që ka shkaktuar ndasi në Kishën Ortodokse në mbarë botën dhe ka shkaktuar një rebelim të brendshëm që teologët dhe akademikët thonë se është i paprecedentë.

Papa Françesku, 85 vjeç, ka përdorur shprehje si agresioni i pajustifikuar dhe ndërhyrje në komentet e tij publike për luftën dhe ka kritikuar mizoritë kundër civilëve.

I pyetur në intervistë pse ai kurrë nuk e ka përmendur Rusinë apo presidentin Putin direkt, Françesku u citua të ketë thënë: “Një papë nuk përmend kurrë e emër një kryetar shteti, aq më pak një vend që është mbi kreun të shtetit të tij.”

Presidenti Putin, një anëtar i Kishës Ortodokse Ruse, i ka përshkruar veprimet e Moskës si një “operacion special ushtarak” në Ukrainë që synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit. Moska ka mohuar të ketë vënë në shënjestër civilët.

Françesku ka hedhur poshtë në mënyrë specifike terminologjinë ruse, duke e quajtur atë një luftë që ka shkaktuar “lumenj gjaku”.

Papa tha në fillim të këtij muaji se ai po konsideronte mundësinë e një udhëtimi në Kiev, duke u thënë gazetarëve gjatë një fluturimi për në Maltë më 2 prill se një gjë e tillë ishte “në tryezë”. Ai është ftuar nga udhëheqës politikë dhe fetarë ukrainas.

I pyetur në intervistën me gazetën argjentinase pse nuk e ka bërë ende udhëtimin, ai tha:

“Unë nuk mund të bëj asgjë që do të rrezikonte objektivat më të larta, të cilat janë fundi i luftës, një armëpushim ose të paktën një korridor humanitar. Çfarë vlere do të kishte që Papa të shkonte në Kiev nëse lufta vazhdon të nesërmen ?”/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU NËNSHTRUA NJË VIT MË PARË OPERACIONIT NË GJU/ Dafina Zeqiri shfaqet përsëri në gjendje jo të mirë shëndetësore (FOTO)
Previous article LUFTA/ Tajvani dërgon 8 milionë dollarë ndihmë në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT