• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDERHYRJA RUSE”/ Mueller urdhëron “Deutsche Bank” të dorëzojë të dhënat për Donald Trump-in
Home
Nderkombetare

“NDERHYRJA RUSE”/ Mueller urdhëron “Deutsche Bank” të dorëzojë të dhënat për Donald Trump-in

5 December, 2017 F.autor Botë, Nderkombetare

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, po shqyrton edhe çështjet financiare të Presidentit Donald Trump. Sipas mediave, bëhet fjala për shqyrtimin e të dhënave që kapin qindra milionë dollarë në formë kredie që “Deutsche Bank” i ka dhënë perandorisë së patundshmërive të zotit Trump.

Sipas agjensisë Reuters dhe Bloomberg News, Mueller i kërkoi të dhënat disa javë më parë. Banka tha se iu përmbajt kërkesës, por nuk ofroi detaje rreth transaksioneve të saj me udhëheqësin amerikan.

Shqyrtimi i të dhënave financiare nga  Mueller duket se hap një shteg të ri në hetimet që ai po kryen mbi lidhjet e njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë dhe nëse ai e pengoi drejtësinë duke shkarkuar ish drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve, James Comey. Ky i fundit po hetonte ndërkohë mbi lidhjet me Rusinë përpara se zoti Mueller të emërohej nga një zyrtari i lartë i Departamentit të Drejtësisë për ta zëvendësuar mbi këtë çështje.

Disa muaj më parë Trump tha se ai do ta konsideronte “shkelje” të mandatit të zotit Mueller për hetimet mbi Rusinë, nëse ky hetim do të shtrihej tek financat e familjes Trump, për ndonjë lidhje që mund të kishte aty me Rusinë.  Trump është ankuar shpesh lidhur me hetimet që po kryhen nga Kongresi dhe nga Mueller mbi lidhjet e Moskës me ndihmësit e fushatës së tij, duke i cilësuar si “gjueti shtrigash” dhe një justifikim të demokratëve për humbjen e Hillary Clinton-it në zgjedhjet e 2016-s.

Pasi ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ish gjenerali Michael Flynn, u deklarua fajtor javën e kaluar se kishte gënjyer agjentët e FBI-së që po hetonin bisedat e tij me ambasadorin e Moskës në Uashington, Trump tha se ndjente “keqardhje” për të. Tashmë Flynn po bashkëpunon me  Mueller.

Sipas disa të dhënave që  Trump ka ofruar për agjencitë amerikane të qeverisjes vendore, “Deutsche Bank” në vitet e fundit i ka dhënë atij një hua prej 106 milionë dollarësh për të blerë resortin e golfit “Doral” në Florida, 170 milionë dollarë për të restauruar ndërtesën e Postës së Vjetër amerikane, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, ku  Trump ka hapur një hotel luksoz, si dhe 640 milionë dollarë për hotelin dhe apartamentet në Çikago.

Para se të kandidonte për president, Trump iu drejtua bankës gjermane për kredi pasi kompanitë financiare amerikane nuk u treguan të gatshme që t’i jepnin atij kredi, për shkak të një vargu problemesh financiare, përfshirë ato me kazinot në Atlantic City të Nju Xhersit.

Ndryshe nga presidentët e mëparshëm amerikanë  Trump nuk ka pranuar të bëjë publike deklaratat e tij tatimore, që do të tregonin të ardhurat e tij nga viti në vit. Donald Trump, është presidenti më i pasur që kanë patur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara, ndonëse disa analistë kanë vënë në pikëpyetje nëse pasuritë e zotit Trump kapin vlerën e 10 miliardë dollarëve sikurse ai pretendon.

Ndërsa ende zotëron një grup kompanish, përpara se të bëhej president në janarin e vitit të kaluar,Trump ia kaloi menaxhimin e Organizatës Trump djemve të tij të mëdhenj, Donald Trump Jr-it dhe Eric Trump-it i cili ka punuar për një kohë të gjatë në të, në pozitë drejtues.

Ligjvënësi Adam Schiff, demokrati më i lartë në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje, tha se kërkesa ligjore e Mueller-it për të dhënat financiare Trump ndaj “Deutsche Bank-ut” do të ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. Nëse Rusia ka pastruar para përmes organizatës Trump, do të ishte shumë më kompromentuese se çdo video banale dhe mund të përdorej kundër Donald Trump-it, bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij”.

Schiff tha gjithashtu se disa muaj më parë demokratët në komisionin e zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve u përpoqën që për të siguruar të dhënat e “Deutsche Bank-ut”, për Trump të kishte urdhër gjykate, por kjo ishte refuzuar nga shumica republikane në komision.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prapaskenat/ Liliana Hoxha: Kush do e merrte pushtetin pas Enver Hoxhës dhe cili do përfitonte
Previous article Njihuni me të voglën e Cristianos dhe Georginas: Publikohet fotoja e parë e vogëlushes

F.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT