Meqë sot është dita e sensibilizimit të dhunës ndaj grave, dhe PD paraqiti një rezolutë në mbrojtje të tyre e cila ishte në fakt ishte më shumë e formuar me pyetje, sa po pyesim edhe ne zotin Basha: Zoti kryetar për hir të këtij muaji pse nuk heq dorë nga presionet që po i bëni deputetes tuaj të Durrësit, Fatbardha Kadiu me qëllim zëvendësimin e saj me aleatin Agron Duka? Do të ishte një veprim i denjë për këtë muaj. Zotit Duka mund ti keni borxhe dhe detyrime, por pse ta ketë këtë fat Fatbardha?
Për të gjithë ata që nuk e dinë se në çfarë rasti bëhet zëvendësimi, lexoni si më poshtë si shkruhet në nen:
Ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi i vakancës.
Neni 164, pika 2: Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Në përjashtim nga ky rregull, kur vakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës 6 të nenit 67, ajo plotësohet nga kandidati i parë në listë i gjinisë përkatëse, pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk aplikohet kur emrat e gjinisë përkatëse janë shteruar./ Copyright Tiranapost.al


