• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“M’U HELMUA SHPIRTI”/ Nëna e Silvana Gushit rrëfen mes lotësh telefonatën e fundit me të bijën: I kisha…
Home
Sociale

“M’U HELMUA SHPIRTI”/ Nëna e Silvana Gushit rrëfen mes lotësh telefonatën e fundit me të bijën: I kisha…

28 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

E mekur nga të qarat, veshur me të zeza, Fatbardha Qose, nësa e 33-vjecares Silvana Gushit, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Levan Vlorë së bashku me familjen e saj, kërkon vetëm drejtësi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, Fatbardha rrëfeu telefonatën e fundit me të bijën, ndërsa i priste pas një viti, të ktheheshin për të kaluar pushimet.

“Ku ka ngushëllim për nënën, se i kanë ikur 4 lule. Ah, c’me ka bërë i ligu më prishi jetën e vajzës më mbylli derën e vajzës, ju jeni nëna vetë. C’po bëhet me këtë popull, u vra rinia, i vrau i ligu i vrau rrugaci, i vrau ai që ka para, unë nuk kam para.

Vajza vajti në Greqi për t’u ushqyer, për një jetë më të mirë, do vinte te nëna, të kalonte pushimet. Nëna i kishte bërë për të ngrënë, fola me vajzën i thash ‘cfarë do të bëjë nëna për të ngrëna?’ ajo më tha ‘ mami më bëj një pulë me pilaf’ dhe unë ia bëra gati, po e prisja të hante mëngjesin me dhëndrin e mbesat. Më iku vajza në moshë të rinisë. Dhëndrin e kisha si djalë. Të vihet drejtësia në vend, ku është shteti. Unë nuk kam lekë, ai që ma ka bërë këtë do jetë biznesmen. Vetë e di si i kam rritur, ia mbushja cantat me ushqime ia coja në Greqi.

Shteti të marrë masa, i bëj apel të gjitha nënave: Këtë që përjetova unë mos e përjetojë asnjë nënë në botë. Të jenë nëna të gëzuara, ai baba e ajo nënë që ka rritur atë djalë, të më vinte të më thoshte një fjalë te dera. Të më ngushëllonte, janë njerëz pa shpirt, nuk janë njerëz. Më helmuan kockën, më mbyllën derën e vajzës.

Shteti të marrë masa. Nuk ia pata borxh, kishin hallin e tyre. Rrugaci i ra më qafë. Shteti të veri dorën në zemër, sot u helmova unë. M’u shkatërrua jeta, më plasi zemra, vajza ime po ha dhe, katër varre. “ tha nëna e Silvanës me lot në sy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJEGIA E 60 SHEZLONGËVE/ Përfaqësuesja ligjore e biznesit: Nuk kemi konflikte me njeri. Banorët...
Previous article YLLI PATA/ Voltana, kryebashkiakja-molotov që zjarrit i hedh vetëm benzinë!

s.autor

Postime të ngjashme

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave Aktualitet

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat" Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat"

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT