• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MRRËVESHJA ME ITALINË NË KUSHTETUESE/ Hasani: Nuk ka plan B, vazhdojmë me përgatitjet përmbushëse të detyrimeve
Home
Politikë

MRRËVESHJA ME ITALINË NË KUSHTETUESE/ Hasani: Nuk ka plan B, vazhdojmë me përgatitjet përmbushëse të detyrimeve

28 December, 2023 s.autor Politikë

Nuk ka një plan B, ne vazhdojmë me përgatitjet e detyrimeve të bazuar në marrëveshjen me Italinë për emigrantët”, kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hasani ka deklaruar se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme duke vënë theksin dhe tek marrëdhëniet me Italinë dhe kontributetet që ka dhënë për shtetin dhe popullin shqiptar.

Një mesazh kishte edhe për gjykatat, që sipas tij të mos ndikohen nga emocionet politike, por të marrin vendimin më të mirë që ata gjykojnë.

Pyetje: Marrëveshja Shqipëri-Itali është pezulluar përkohësisht nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Në rast se Gjykata Kushtetuese do të vendosë përfundimisht rrëzimin e kësaj marrëveshje, a ka mundësi negociatash apo rinegociatash për të konceptuar një tjetër protokoll? A keni biseduar ju për këtë edhe me ministrin e Jashtëm, Tajani pak ditë më parë?

Igli Hasani: Nuk dua të komentoj vendimet e gjykatave. Gjykatat kanë detyrimin kushtetues dhe ligjor që të japin vendimet që ato gjykojnë si të arsyeshme. Marrëdhënia me Italinë është shumë e rëndësishme. Marrëveshja e nënshkruar midis 2 qeverive është një maksimum i të gjithë atij kontributi që shteti italian ka dhënë për shtetin shqiptar dhe për popullin shqiptar ndër vite. Është një angazhim serioz që ne tregojmë në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë duke përmbushur detyrimet e një vendi anëtar të BE-së dhe duke mos qenë ende një vend anëtar. Për asnjë moment nuk ka një plan B, ne vazhdojmë me përgatitjet përmbushëse të detyrimeve të bazuara në marrëveshje duke pritur që gjykata të shprehet në rastin më të parë me ato që ka për t’u shprehur. Shpresoj që gjykatat të mos ndikohen nga emocionet politike, por të marrin vendimin më të mirë që ata gjykojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË DISPOZICION TË ÇDO QYTETARI"/ Rama prezanton Asistentin Virtual në e-Albania
Previous article "E NJOH QË FËMIJË, BASHKË NË FAKULTET"/ Gjergj Luca flet për Ramën: Jam tip i kundërt me të, por…

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT