Një burrë 108-vjeçar në SHBA është shëruar nga Covid-19, duke mundur kështu pandeminë e dytë të jetës së tij pasi ai arriti t’i mbijetonte edhe Gripit Spanjoll kur ishte gjashtë vjeç.
Phil Corio i cili ka pushtuar faqet e gazetave, tha që simptomat ishin të buta dhe filluan si dhimbje të fytit përpara se të përparonin në kollë të rëndë dhe vështirësi në frymëmarrje. Një javë më vonë, Phil gjithashtu kishte një dhimbje të fytit, kollë dhe filloi të vjella dhe të konfirmohej me covid-19.


