18 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Të gjithë të prekurit janë raste kontakti të mëparshëm, nga këto 7 raste të një fasonerie në Durrës, 5 raste në Berat , 2 në Krujë dhe 4 në Tiranë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Edhe pe ka pasur një rritje të rasteve, Silva Bino, përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik tha se rastet e shtrimeve në spital mbeten të qëndrueshme ku deri tani janë vetëm 19 qytetarët të shtruar, ku 4 janë në terapi intensive.
Deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitiv 916 raste që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.
Një shqetësim i madh gjatë prezantimi të situatës ishte mungesa e përgjegjësisë qytetarët për hapjen graduale duke mos respektuar rregullat që ka sjellë dhe një rritje të numrit të asteve në dy ditët e fundit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kërkoi nga qytetarët respektimin e rregullave për të mos u kthyer në gjendjen e mëparshme.
“Ekspertët tanë e kanë thënë që në kryer të herës. Faza e lehtësimit merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve. Plani i lehtësimit të masave varet vetëm nga bashkëpunimi me ju. Është e vërtetë që ndëshkimet nuk janë zgjidhja, por është po aq e vërtetë se nuk mund të penalizohet një popull i tërë nga një pakicë, veprimet e së cilës mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme. Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot”, tha Manastirliu.
COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)
Testime totale 11988
Testime molekulare 11458
Testime serologjike 530
Raste pozitive 916
Raste të shëruara 705
Raste Aktive 180
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 77
Krujë 46
Shkodër 16
Kamëz 12
Berat 10
Durrës 9
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1


