• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MPOSHTI COVIDIN/ 62-vjeçari nga Vlora: TURP të kenë ata që thonë se mjekët nuk kujdesen. Pashë me SYTË e mi…
Home
Sociale

MPOSHTI COVIDIN/ 62-vjeçari nga Vlora: TURP të kenë ata që thonë se mjekët nuk kujdesen. Pashë me SYTË e mi…

6 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka sjellë hitorinë e një 62-vjeçari nga Vlora i cili ka fituar betejën me koronavirusin.

Kastriot Karabolli ka rrëfyer eksperiencën e tij në betejën kundër këtij virusi ku shprehet se ka qenë i shtruar në terapi intensive në spitalin COVID 1 në Tiranë.

Fillimisht ai thotë se ka pasur disa ditë simptoma të virusit dhe shkoi për të bërë skanerin e mushkërive prej së cilës rezultoi se ishte prekur 70% e saj.

“Unë jam Kastriot Karabolli nga qyteti i Vlorës, 62 vjeç. Jam një nga pacientët që kam kaluar koronavirusin. Nga padijenia e simptomave të këtij virusi, unë për 6-7 ditë qëndrova me atë kollën e fortë. Shkova bëra skanerin dhe më doli 70 % e bllokuar mushkëria. Shkova në shtëpi dhe mora urgjencën në telefon. Jam shumë i lumtur që brenda minutit mu përgjigjën. Nëse nuk do të shkoja në spital unë nuk do të isha këtu. Erdhi ambulanca më mori dhe më dërgoi në spitalin COVID 1 në spital. Sa shkova, ekipi i mjekëve dhe infermierëve më erdhën tek koka. Më bën intervistën dhe më futën direkt në terapi” – thotë Karabolli.

Teksa shumë politikanë dhe opinionistë shprehen se spitalet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme dhe mungon kujdesi nga mjekët, Karabolli thotë se është e kundërta. Ai shprehet se të gjithë mjekët kanë qenë në dispoziocion të tij dhe u janë gjendur pranë në çdo moment.

‘Trup të kenë ata që thonë se në spital mjekët nuk kujdesen për pacientët’, thotë Karabolli.

“Dëgjoj në televizor që thonë jo nuk i japin një pikë ujë dhe nuk i ndihmojnë. Turp të kenë ata që thonë kështu. Në spital të thoje që doje një pikë ujë të vinin 5 shishe, të vinin 3 infermierë. Unë them ato që kam parë me sytë e mi. Najada Çomo dhe ekipi i saj janë heronj, të vinin 3 herë në ditë për të të kontrolluar. Unë i përshëndes të gjithë mjekët nga zemra se ishin një shërbim shumë i mirë. Përveç trajtimit, edhe ushqimi ishte shumë i mirë pasi dëgjoj këta në intervista që thonë se nuk u japin as ushqim. Ata (mjekët) janë heronj dhe luftojnë me vdekjen. Qytetarët të besojnë më shumë tek mjekët. Unë theksoj që kjo është një betejë për jetën dhe duhet ta fitojmë të gjithë së bashku” – thotë Karabolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA NDAJ CADIZ NË LA LIGA/ Barcelona në krizë, klubi ka gati zëvendësuesin e holandezit. Ja emri...
Previous article I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Gotze nuk e ka humbur klasin, shikoni golin e tij me PSV (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT