Edhe 15 ditshi i dytë i muajit mars do të ketë mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash si dhe reshje shiu në të gjithë vendit.
Duke filluar që nga dita e nesërme dhe gjatë javës në vazhdim, do të kemi reshje shiu si dhe ulje temperaturash, ku rënie më të madhe do të kemi pas të martës.
Ndërkohë që duke nisur që nesër do të kemi rënie të temperaturave në të dyja ekstremet.
Ja parashikimi i motit për nesër nga METEOALB:
E PREMTE: zonat Jugore dhe Qendrore paraqiten me kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë shira afatshkurtër por shira më të shpeshtë do të ketë në Veri. Pasditja dhe oret e mbrëmjes lokalizojnë shirat kryesisht në Veri ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore të cilat do të variojnë nga 4 në 22°C.


