• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ në Elbasan, rrëshqitje dherash e gurësh tek “Kthesat e Murrashit”
Home
Sociale

MOTI I KEQ në Elbasan, rrëshqitje dherash e gurësh tek “Kthesat e Murrashit”

4 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Gjatë natës së fundit si pasojë e reshjeve u krijuan probleme për disa orë për qarkullimin normal në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd, pasi në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” pati rrëshqitje dherash dhe rënie masive gurësh nga shpati i kodrës që ngrihet mbi trasenë e kësaj rruge.

Nga ora 02:00-06:00 të mëngjesit në këtë segment rrugor është punuar për largimin e masive me dhera e gurë duke rikthyer normalitet të plotë në qarkullimin e automjeteve, por gjithsesi “Kthesat e Murrashit” mbeten një nga segmentet e rrezikshme për ata që janë përdorues të tij, sepse kanë filluar të shkrijnë sipërfaqet e mbuluara me akull të cilat favorizojnë rrëshqitjet dhe rënien e gurëve nga lartësitë mbi rrugën kombëtare.

Ndërkaq për shkak të rritjes së nivelit të Basenit të HEC-Banjës në Gramsh nga mëngjesi i sotëm njëra nga portat e shkarkimit e ka rritur në 350 m3 /s sasinë, më e madhja kjo që nga koha e vënies në funksion të këtij gjiganti të prodhimit të energjisë në Rajonin e Shqipërisë Juglindore.

Hapja e portave shkarkuese të HC-Banjë sipas burimeve zyrtare nga EC në Prefekturën e Elbasanit i paraprin marrjes në kohë të masave për të evituar përmbytjet masive në zonën e Sulovës përgjatë rrjedhës së Lumit Devoll, pasi dëbora në të gjitha zonat malore po shkrin me shpejtësi duke rritur së tepërmi nivelin e prurjeve në HEC-Banjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Rasti historik i heroikës dhe shfaqjes patriotike shqiptare: Hedhja e dronit të Shqipërisë etnike në Beograd
Previous article Hetimet për vrasjen e Ivanoviçit, pronari i makinës nga ku u vra është serb

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT