Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar të gjithë vendin gjatë ditës së sotme.
Si pasojë e reshjeve të shiut është bllokuar aksi Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të Lazaratit.
Aksi është bllokuar nga rrëzimi i një peme e cila ka krijuar rradhë të gjata kilometrike.
Edhe gjatë ditës së nesërme bëhet me dije se moti do të jetë i njëjtë, shoqëruar me reshje të dendura shiu.



