• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve: Respektoni udhëzimet! Ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe pemë të thyera
Home
Breaking News

MOTI I KEQ/ Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve: Respektoni udhëzimet! Ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe pemë të thyera

30 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorëve që të tregojnë kujdes për shkak të motit të keq. Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut, ka prezencë uji në disa akse, si dhe inerte e thyerje të pemëve. Për çdo rast nevojë, policia iu kërkon që të telefonojnë në numrin 112.

“Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve. Punonjësit e Policisë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë janë prezentë kudo në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve, për shkak të motit të keq.

Qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me Policinë, në rastet e bllokimit të rrugëve apo problemeve të tjera për shkak të motit të keq, me qëllim koordinimin e veprimeve me gjithë strukturat e tjera shtetërore.

Telefononi në 112 për çdo rast nevoje dhe respektoni udhëzimet e Policisë.”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U RIKTHYE FSHEHURAZI NË PUNË/ Shqiptari: Erdha të shisja drogë se u kisha borxh 4 mijë paund trafikantëve
Previous article STUHIA/ Vonohen disa fluturime për në Rinas dhe anasjelltas, dy janë anuluar

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT