• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOTI I KEQ PËRFSHIN ZELANDËN E RE/ Evakuime masive nga shirat e rrëmbyeshëm
Home
Nderkombetare

MOTI I KEQ PËRFSHIN ZELANDËN E RE/ Evakuime masive nga shirat e rrëmbyeshëm

19 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesë të Zelandës së Re për të katërtën ditë me radhë, kanë detyruar qindra persona të largohen nga shtëpitë e tyre pas daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre. Nelson, që gjendet në brigjet e Ishullit të Jugut, është goditur më së rëndi nga moti i keq dhe mbi 400 persona janë evakuuar, pasi kjo hapësirë është shpallur e pabanueshme për shkak të kushteve atmosferike.

“Shkatërrimet që pash në Nelson ishin të tmerrshme dhe mendoj se do të duhen vite që kjo pjesë të rimëkëmbet”, tha Alec Louverdis, koordinator i ekipit për Mbrojtje Civile në Nelson. Ai tha se në këtë zonë ka rrëshqitje të mëdha të dheut.

Meteorologët thanë se Nelson është përballur me 172 milimetra shi që prej të martës, që është dyfishi i mesatares së reshjeve të shiut që rëndom bien në gusht. Po ashtu, edhe të shtunën, më 20 gusht, Nelson pritet të përballet me stuhi shiu.

Banorët e Nelsonit janë udhëzuar që të kursejnë ujin për shkak të problemeve që janë shfaqur në sistemin e ujësjellësit të qytetit. Shërbimet e mbrojtjes civile kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg bregdetit, për shkak se në disa plazhe valët e detit po arrijnë në lartësi deri në 3 metra.

Forcat e Mbrojtjes së Zelandës së Re po ndihmojnë në evakuime dhe në parandalimin e vërshimeve. Zelanda e Re për javë të tëra është përballur me mot të paqëndrueshëm. Ekspertët thonë se stuhitë e shiut janë shkaktuar nga një rrymë atmosferike që ka goditur vendin.

Shirat e rrëmbyeshëm po ashtu kanë goditur Ishullin Verior të Zelandës së Re gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që disa qytete të mbesin pa energji elektrike dhe duke përmbytur disa shtëpi. Edhe nga ky ishull po evakuohen banorët.

Mot me shi në Zelandën e Re parashikohet që të mbretërojë deri në orët e vona të së premtes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA PASI IU GJET ARSENAL ARMËSH/ Kujtim Çaushi daja i Elton Deliut që u ezekutua bashkë me nënën në 2008-ën
Previous article "QESHARAKE DHE TRILLIM"/ Ish-zyrtarët e Trump i dalin kundër: Nuk ka urdhër për deklasifikim të dokumenteve

s.autor

Postime të ngjashme

TËRMETET/ SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën Botë

TËRMETET/ SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT