• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ PËRFSHIN VENDIN/ Era rrëzon shtyllat elektrike e pemë, mbeten pa energji disa fshatra në Vlorë, Gjirokastër e Elbasan
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ PËRFSHIN VENDIN/ Era rrëzon shtyllat elektrike e pemë, mbeten pa energji disa fshatra në Vlorë, Gjirokastër e Elbasan

12 November, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

I gjithë vendi ynë është ‘pushtuar’ nga moti i keq ditën e sotme, ku nuk kanë munguar stuhitë e shiut e era e fortë.

Moti i keq ka shkaktuar problem të konsiderueshme në Vlorë, ku si pasojë janë dëmtuar disa shtylla elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimit fidrin në Radhimë. Si pasojë e këtij dëmi kanë mbetur pa energji elektrike zonat Dukat, Tragjas e Llogara. Po ashtu për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë aksi rrugor në Llogara është i pakalueshëm. Kjo ka ardhur si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi rrugë.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq, ka patur probleme në portin e Vlorës, ku raportohet se janë krijuar dallgë deri në dy metra. Si pasojë Kapiteneria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e lundrimeve të gjitha mjeteve të peshkimit. Edhe në Sarandë janë pezulluar lundrime për shkak se në det janë krijuar dallgë që shkojnë deri në 6 ballë. Probleme janë shfaqur në Durrës ku janë, porti ka ndërprerë punën.

Probleme me energjinë elektrike ka si pasojë e këputjes së përcjellësve të rrymës ka patur edhe në qarkun e Gjirokastrës ku kanë mbetur 23 fshatra pa energji. Po ashtu në Elbasan 22 fshatra janë pa drita për shkak të defekteve të shkaktuara nga era.

IGJEUM, njofton se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në fundin e ditës së sotme (e martë, dt.12) dhe pjesën e parë të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.13).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMSHPËRBLIMET PËR BANORËT E ASTIRIT/ Braçe: 1.2 milion dollarë për 8 objekte, gati 3.4 milionë dollarë të tjerë
Previous article SHKËMBNIN PARATË E DROGËS/ Arrestohen dy persona në Mat, një i tretë shpallet në kërkim

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit Aktualitet

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT