Si pasojë e motit të keq ka patur rrëshkitje dherash dhe gurësh në Rrugën e Kombit.
Duke qenë se ka pasur rrëshkitje gurësh dhe dherash, 6 makina po bëjnë pastrimin e tyre.
Megjithatë kjo nuk ka shkaktuar problem për qarkullimin e makinave, por duhet bërë kujdes për shkak të lagështisë nga reshjet e shiut dhe të stuhisë që ka përfshirë rrugën e Kombit nga Fani deri në Kukës.


