• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ NE LIBRAZHD/ Bora bllokon disa rrugë, probleme në fshatra, ja situata
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ NE LIBRAZHD/ Bora bllokon disa rrugë, probleme në fshatra, ja situata

1 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në Bashkinë e Librazhdit moti i keq që mbizotëron prej mbrëmjes së hënë ka krijuar probleme serioze pothuajse në të gjitha fshatrat. Në orën 15:00 sipas informacioneve zyrtare situata paraqitet e tillë:

Në Njësinë Administrative Polis segmenti rrugor Gurshpatë-Qafë Dardhë -Vilan është i bllokuar prej disa orësh dhe i pakalueshëm. Fadroma e Bashkisë së Librazhdit nuk e ka hapur dot rrugën e bllokuar pasi trashësia e dëborës është mjaft e madhe dhe nëse reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet të lartë rrezikohet izolimi i kësaj zone.

Në Njësinë Administrative Lunik, fshati Letëm kalohet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është rreth 30 cm. Në Njësinë Administrative  Hotolisht nuk ka probleme serioze por rruga Xhyrë Qendër -Xhyrë Mal aktualisht e kalueshme vetëm me zinxhire. Në Njësinë Administrative Qendër prej mëngjesit është e bllokuar Qafë Shapka. Ndërsa në Njësinë Administrative Steblevë të gjitha rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe në disa fshatra trashësia e dëborës pas mesditës së martë shkonte nga 35-55 cm. Në fshatin Fushë Studen rruga nacionale është e hapur edhe pse trashësia e dëborës shkon mbi 35 cm dhe në fshatrat, Zabzun e Borovë rruga kalohet vetëm me zinxhirë.

Situatë mjaft problematike gjatë gjithë ditës ka mbizotëruar edhe në disa segmente të rrugës kombëtare që lidhin Librazhdin me Elbasanin dhe me Përrenjasin. Në disa segmente ka pasur rënie të vazhdueshme të masive gjigandë të gurëve mbi trasenë e rrugës kombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA e Kryemadhit: Basha nuk do hyjë në garë, ka frikë! Me Berishën nuk jam takuar, LSI nuk do...
Previous article FJORALBA PONARI NË ZI/ Ndahet nga jeta personi i saj më i shtrenjtë

F.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT