• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Fshatra pa energji dhe temperatura -7 gradë, ja si paraqitet situata në qarkun e Korçës
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ/ Fshatra pa energji dhe temperatura -7 gradë, ja si paraqitet situata në qarkun e Korçës

14 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje të dobëta dëbore të shoqëruara me erë të fortë në disa zona të cilat kanë mundësuar përqendrimin e dëborës në rrugë e vende të ndryshme, temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë, kryesisht në zonat malore.

Subjektet kontraktore kanë punuar për mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale kryesisht pastrim, kriposje dhe aktualisht vazhdon qarkullimi normal përgjatë këtyre akseve. Nisur nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Nga ana e bashkive është punuar për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse, pastrimin e shesheve dhe të rrugicave në qytete, etj. Është hapur segmenti Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, janë hapur rrugët lidhëse në bashkinë Devoll dhe do të vazhdohet me Njësinë Administrative Miras, në Bashkinë Pustec janë hapur të gjitha rrugët lidhëse me fshatrat. Gjithashtu edhe në bashkinë Kolonjë ka vazhduar puna për hapjen e rrugëve në Helmës, Prodan dhe Bejkovë.Nga Bashkia Pogradec janë hapur rrugët lidhëse me qendrat e Njësive Administrative Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë, sot do të vazhdojë puna për hapjen e rrugëve lidhëse me fshatrat e tyre.

Ka përmirësim në furnizimin me energji elektrike, pa energji elektrike janë: Bashkia Maliq fshatrat Protopapë dhe Pulahë, 12 abonentë, në Bashkinë Kolonjë Njësia Administrative Leskovik, fshati Peshtan, Vrepckë, Lashovë, Gjirakar 10 abonentë, resorti “Peshku Sotire”, 3 abonentë. Bashkia Korçë fshati Panarit, Trebickë dhe Orgockë 20 abonentë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në grupi i antenave në fshatin Çervenakë.

Grupet e punës vazhdojnë punën në terren për riparimin e defekteve.

Problem shqetësues vazhdon të mbetet riparimi i defektit dhe rikthimi i energjisë elektrike në fshatrat e Njësisë Administrative Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjencia Elektrike Përrenjas. Është komunikuar me OSSHEE Elbasan dhe pritet riparimi i linjës, ndërsa institucioni i Prefektit dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki janë në monitorim të situatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DEKLAROI 3.7 MILIONË EURO TË ARDHURA/ Shpallet në kërkim administratori i një subjekti të njohur
Previous article VRASJA E KRISTJAN MARKUT/ Policia bastis banesën e familjarëve të Kastriot Reçit, 4 të shoqëruarit mohojnë të kenë lidhje me vrasjen

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT