• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Dhjetëra fshatra pa energji elektrike në juglindje të vendit
Home
Sociale

MOTI I KEQ/ Dhjetëra fshatra pa energji elektrike në juglindje të vendit

25 September, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Më shumë se 40 fshatra të juglindjes së vendit, nga mëngjesi i ditës së sotme, janë pa energji elektrike. Shkak janë bërë kushtet e vështira atmosferike me reshje të shumta shiu, shoqëruar me erë të fortë në zonat malore.

Vetëm në njësinë administrative Gore, të Bashkisë së Maliqit, prej disa orësh kanë mungesë të energjisë elektrike 17 fshatra, ndërkohë që 3 fshatra në njësinë administrative Moglicë prej 3 ditësh janë pa energji elektrike.

Pa energji elektrike për shkak të stuhisë dhe shkarkimeve të shumta atmosferike, nga mëngjesi i sotëm janë dhe 12 fshatra të njësisë administrative Propotisht. E njëjta situatë paraqitet edhe në 5 fshatra në njësinë administrative Pojan, të Bashkisë së Maliqit, si dhe fshatra të tjerë të Bashkisë së Korçës, të cilët marrin furnizim nga i njëjti fidër.

Pa energji elektrike edhe fshatra të Bashkisë Devoll e Kolonjë, kryesisht të Devollit të Sipërm, por edhe ato të fushës. Kushtet e vështira atmosferike e bëjnë të vështirë këto orë të para të mëngjesit ndërhyrjen e specialistëve të OSSHE, por burime të siguruara thanë se ka pasur edhe stakime nga ana e operatorit të shpërndarjes për shkak të shkarkimeve atmosferike të shumta në këto zona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKTA E SIGURISË/ Balla: Senati i shkollës të bashkëpunojë me Policinë që nxënësit mos bien pre e trafikantëve
Previous article PUBLIKOHET TRAJLERI/ “Në kuadër të dashurisë” për tri net në Pallatin e Kongreseve

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT