• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ DHE ERA E FORTË/ Pezullohet dalja në det e TRAGETEVE. Pritet…
Home
Sociale

MOTI I KEQ DHE ERA E FORTË/ Pezullohet dalja në det e TRAGETEVE. Pritet…

30 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Moti i keq që ka prekur prej disa ditësh Italinë duket se po jep efekt dhe në vendin tonë, duke sjellë problem më portet e vendit.

Në Gjirin e Durrësit deti shkon deri në 6, ndërsa në det të hapur deri në 8. Shpejtësia e erës në gji deri në 40km/h, ndërsa në det të hapur deri në 70. Në keto kushte është pezulluar dalja e anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm, pas njoftimit të Drejtorisë së Portit Detar.

Situata më e keqe paraqitet në portin e Barit, ku ka qenë e paralizuar puna dhe tragetet që do lundoronin mbrëmë drejt brigjeve tona, janë nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm.

Ka një renie të forcës së erës dhe detit krahasuar me orët e natës dhe pritet edhe qetësim i mëtejshëm pasi priten reshje shiu gjatë pasdites që mund të qetësojnë rrymat detare. Era fryn veri-jug. Në Itali deri më tani raportohet të ketë 6 viktima dhe shumë dëme në banesa dhe rrugë.

Kapiteni i Portit të Durrësit, Tauland Allkja bëri të ditur situatën dhe pohoi marjen e masave për shmangien e ndonjë avarie të mundshme detare, deri në qetësim të situatës.

Peshkarexhat, anijet e mallrave janë përkohësisht të akostuara në radën e Portit deri në një urdhër të dytë nga DPD.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës mbi situatën:

Era e fortë dhe deti i trazuar në të dy anët e Adriatikut kanë penguar lundrimin në orar të trageteve të linjës Durrës – Bari dhe Bari – Durrës.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, mësohet se tragetet “Bari” dhe “AF Francesca”, të cilët duhet të niseshin nga porti i Barit natën e kaluar kanë nisur lundrimin drejt Durrësit vetëm sot rreth orës 7.00. Këto tragete pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit pas 7-8 orësh.

Vonesa ka patur edhe në nisjen nga Durrësi drejt Barit për tragetin “Rigel”, i cili është larguar nga porti rreth orës 5.30.

Vetëm trageti “AF Marina” është nisur po ashtu nga Durrësi natën e kaluar, por me vonesa shumë të vogla.

Kushtet detare aktualisht janë më të mira se sa natën e kaluar, por lundrimi në det mbetet i vështirë-thanë burimet e APD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKON NË 9 NUMRI I VIKTIMAVE/ Italia në luftë me motin e keq. Mbyllet aeroporti i Genovas (PAMJET)
Previous article TENCIONOHET SITUATA/ Parulla e tifozëve të Partizanit TËRBON GREKËT, mediat: Provokim i shqiptarëve

F.autor

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash Aktualitet

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT