• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ ARRSH: Rrugët janë të hapura por kërkohet kujdes në këto vende
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ/ ARRSH: Rrugët janë të hapura por kërkohet kujdes në këto vende

30 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Veriu dhe juglindja e vendit janë përfshirë nga reshje të dëborës ditët e fundit çka ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Por,a ka ndërmarrë Autoriteti Rrugor Shqiptar një plan masash për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore nga kompanitë e mirëmbajtjes për të shmangur bllokimin e lëvizjes së mjeteve?

“Duke parë parashikimet që do jetë një dimër i ftohtë dhe me dëborë morëm masat që me 15 tetor duke bërë depozitimin e kripës në vende të caktuara, nënshkrimin e kontratave me të gjithë mirëmbajtësit, testet me kompanitë që do të mirëmbajnë rrugën dhe janë kontrolluar të gjitha borëpastrueset që kanë kompanitë në dispozicion për të kryer mirëmbajtjen dimërore dhe kriposjen e rrugëve të akseve nacionale.” Evis Berberi, drejtor i ARRSH.

Veç reshjeve të shiut e dëborës, prania e ngricave bën që në disa akse nacionale qarkullimi të kryhet më vështirësi përgjatë dimrit. Drejtuesi i ARRSH-së Evis Berberi tregon rrugët më problematike.

“Problematike gjatë këtyre ditëve me reshjeve të dendura shiu kanë qenë zona e Kukësit, zona e Murrashit në Elbasan, zonat jugore kryesisht për shkak të rënies së gurëve, inerteve. Problematike janë në dimër aksi Korçë-Ersekë, aksin Boboshticë-Dardhë-Voskopojë, pjesa e Dibrës, Aksi Kukës, zona Tamarë-Vermosh –Malësia e Shkodrës.” Evis Berberi, drejtor ARRSH

Pas situatës problematike të motit që ka sjellë në disa zona edhe ndërprerje të energjisë elektrike, ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes veçanërisht në rajonet turistike të vendit që ka edhe një fluks të shtuar lëvizjesh si në Korçë, Pogradec apo në zonat veriore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI HUMBUR..."/ Kadilli: E vetmja gjë e mirë që vjen nga lëvizja e Berishës është…
Previous article "SHEMBULL FRYMËZUES I SHQIPTARËVE KREATIVË"/ Rama prezanton 20 vjeçaren durrsake që u rendit e dyta në konkursin botëror të teknologjisë

F.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën Aktualitet

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT